Heqja e 20%, Taravari: Ta marrim modelin zviceran apo belg

Picture of designer@fetishimedia.ch

04/04/2023

Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, konsideron se ndryshimet në Kushtetutë janë vendimtare për fillimin e negociatave.

Në pyetjen e gazetarit të MIA-së për zhvillimet aktuale në lidhje me amendamentet kushtetuese, ai theksoi se nëse nuk ka amendamente kushtetuese si parakusht për fillimin e negociatave, ne jemi të kërcënuar me veto nga Bullgaria dhe, siç thekson ai, do të kemi një dekadë bllokim i gjatë, i ngjashëm me veton e Bukureshtit të vitit 2006.

Taravari theksoi se si Aleancë për Shqiptarët do të vazhdojnë të veprojnë për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese edhe këtë vit.

” Nuk është vetëm insistimi ynë, por edhe i shumicës së faktorëve të jashtëm politikë që e mbështesin Maqedoninë në integrimet evropiane në 30 muajt e fundit. Kjo vërehet në deklaratat e ambasadorëve dhe ministrave të jashtëm, të cilët besonin se Maqedonia dhe Shqipëria duhet t’i nisin negociatat së bashku”, tha Taravari.

Sa i përket kundërshtimit të opozitës VMRO-DPMNE për zbatimin e amendamenteve kushtetuese dhe reagimet e faktorëve politikë në vend për heqjen e përqindjes së shqiptarëve nga Kushtetuta, Taravari vlerëson se krahasimet me Kroacinë nuk janë të duhura dhe përsëriti qëndrimin e partisë se Maqedonia dhe Kroacia nuk mund të krahasohen, duke marrë parasysh të dhënat nga regjistrimi i fundit në të cilin maqedonasit janë 54 dhe shqiptarët 30 për qind.

“Nëse duam të krahasojmë, atëherë le të shohim shembujt e Zvicrës, Belgjikës dhe vendeve që kanë një pasqyrë demografike të ngjashme. Besoj se VMRO-DPMNE-ja po e bën këtë për të fituar pikë me njerëz ultra-nacionalistë. Nuk besoj se ata mendojnë kështu, siç thonë në konferenca për media”, tha Taravari.

Sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare këtë vit, Taravari beson se ato nuk do të mbahen dhe iu referua analizave partiake.

“Mendoj se fillimisht do të jetë presidenciale, pastaj parlamentare. Ne, katër-pesë parti të mëdha, do të ulemi dhe do të vendosim nëse do të ketë zgjedhje, siç ka pasur më parë”, nënvizoi Taravari.(INA)

TË FUNDIT

Rexhepi: Tetovari nuk blihet, mos luani me dinjitetin e këtij qyteti!

Këta janë 10 kandidatët për kryetar që deri tani kanë shpenzuar më së shumti në rrjete sociale

Dalngadal po rikthehen gjeneratat e reja të KF “Bashkimi” aty ku e kanë vendin

Dauti: Vendoset tabela shqip edhe në vendkalimin kufitar Bellanocë – Stançiq

Jonida Vokshi prek zemrat në njëvjetorin e vdekjes së babait

Limani premton “30 mijë denarë për gjyshërit pensionistë”, Ademi fokusin te “pastërtia e Gostivarit”, kurse Dauti tregon “7 projektet me prioritet”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË