Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote

Picture of INA
INA

26/10/2025

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj, është shpallur kampion bote në peshën “cruiserweight”, pas fitores me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj kamerunasit Rolly Lambert Fogoum (120-108, 118-110, 119-109).

Në duelin e zhvilluar në “O2 Arena” të Londrës, boksieri kuqezi “rrëmbeu” titullin e kategorisë IBO. Në një përballje të fortë, ai arriti të triumfojë ndaj rivalit të tij, duke marrë kurorën.

Të dy boksierët u treguan mjaft taktikë në ring, por boksieri nga Lezha ishte më agresiv, sidomos në raundet e parë, ku dhe ndërtoi fitoren e tij.

Më pas, 28-vjeçari, Uldedaj arriti të mbrojë avantazhin dhe të ngrejë lart flamurin kuqezi në mes të Londrës.

REAGIMI I JURGEN ULDEDAJT PAS TRIUMFIT:

KAMPION I BOTËS IBO – ËNDRRA U BË REALITET

Sot është dita që kam ëndërruar gjithë jetën time.

Pas shumë viteve sakrifice, mundi dhe besimi në Zot, u shpalla Kampion i Botës IBO në peshën cruiser.

Ky titull nuk është vetëm i imi – është për gjithë shqiptarët kudo që janë.

Për ata që besuan tek unë, për ata që më mbështetën, dhe për çdo djalë apo vajzë që ka një ëndërr — asgjë nuk është e pamundur nëse nuk dorëzohesh.

Faleminderit ekipit tim, familjes, trajnerëve dhe çdo personi që ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi.

Sot shkruam histori për Shqipërinë!

TË FUNDIT

Mexhiti: VLEN fitues absolut i zgjedhjeve lokale, në rrethin e dytë do t’i fitojmë edhe komunat tjera

Supremja e hedh poshtë një padi që kërkohej lejimi i mbulesës islame në shkollat e Kosovës

Bajram Rexhepi: Për një Tetovë që nuk njeh ndasi, bashkë me qytetarët në çdo cep të qytetit

Dorëheqja e drejtorit të higjienës komunale, Arsovska i kërkon bordit drejtues të emërojë ushtrues detyre

Albin Kurti: Siria njeh Kosovën – një hap i ri në forcimin e partneriteteve tona ndërkombëtare

Muhamed Elmazi mori detyrën e kryetarit të komunës së Sarajit: Zoti na ndihmoftë!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË