Pas deklaratave të ish-kryenegociatores për dialogun Kosovë–Serbi, Edita Tahiri, e cila akuzoi kryeministrin Albin Kurti për manipulim dhe ndërhyrje politike në procesin e konstituimit të Kuvendit, ka ardhur një reagim i fortë nga deputeti i Guxo, Haxhi Avdyli.
Në një postim në Facebook, Avdyli ka sulmuar ashpër Tahirin, duke e quajtur simbol të marrëveshjeve të dëmshme me Serbinë dhe duke e akuzuar për sjellje të papërgjegjshme ndaj shtetit të Kosovës.
Ai i ka kujtuar asaj marrëveshjet për Asociacionin, amnistinë për kriminelët serbë dhe fusnotën ndërkombëtare – duke i cilësuar si dëshmi të një trashëgimie të dëmshme për vendin, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Edhe pse thoshin që LIRIA KA EMËR, doli që Liria kishte shumë emra.
Por nëse marreveshjet e dëmshme me Serbinë kanë emër të përveçëm, emrin e ka EDITA TAHIRI.
Na solli marrëveshjen për Asociacionin, amnistinë për kriminelët serbë në veri, fusnotën e famshme, shkurt na solli shumë Serbi brenda Kosovës.
Edhe akoma ka guximin të del nëpër intervista të kritikoj, të sulmoj.
Kë? Atë që ua devalvoi marrëveshjet e dëmshme me Serbinë.
Po kritikon ata që shtrin sovranitetin e kushtetutshmërinë cep më cep të shtetit tonë.
Po kritikon ata që shporrën çdo ndikim serb nga Kosova. Në vend që të kërkoi falje popullit të Kosoves, ajo vazhdon me ngulm e vendosmërinë e çuditshme t’i mbroj veprimet të dëmshme të saj dhe shefave të saj.
A kanë more këta pasqyrë morale të shikojnë veten, e të gjejnë gabimet e bëra kundër vendit të vet, të reflektojnë e të pendohen.
Edhe pse me nënshkrimet e saj anti Kosovë, po vuajmë si shtet t’i zhbëjmë, ajo akoma me arrogancë e injorancë insiston në veprime të gabueshme kundër vendit të saj.
Kjo është Edita, që asnjëherë nuk tha Sedita.
Po ta dinte që nuk diti, EDITA së paku do dinte të hesht. Por jo…
https://www.facebook.com/haxhi.avdyli.5/posts/10234210958593036?ref=embed_post