Ibrahimi: “Doctor Honoris Causa” për ofenduesin e shqiptarëve është turpi më i madh akademik

Picture of INA
INA

02/10/2025

Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar pas shpërndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” nga një universitet në Tiranë për kreun e BDI-së, Ali Ahmeti i cili vetëm pak ditë më parë kishte ofenduar shqiptarët e opozitës duke i quajtur “zagarë”.

Ibrahimi shprehu indinjatën e tij duke theksuar se institucionet akademike nuk duhet të shërbejnë si lavatriçe për gjynahet e politikanëve. “Disertacionin e doktoratës e kam mbrojtur qysh më 2010, por përveçse në punën time në Institut, e kam mërzi kur në opinion më përmendet ky titull. Andaj më vjen keq për institucionet arsimore-shkencore që tregtojnë me tituj shkencorë e honorofikë për të larë mëkatet e politikanëve të pakujdesshëm”, shkroi ai.

Ai shtoi se, nëse universiteti do të kishte pasur dinjitet, së paku do ta kishte shtyrë ceremoninë, për të mos u interpretuar si shërbim ndaj një politike ofenduese ndaj shqiptarëve. “Personi që e ka pranuar këtë titull, edhe pse kurrë me asgjë nuk na ka bindur se meriton mirënjohje të tillë, veç e mashtron veten se ky titull ia fshin edhe ofendimin që ua bëri shqiptarëve”, ka theksuar Ibrahimi.

Duke përmbyllur reagimin, Ibrahimi kujtoi një thënie të shkrimtarit francez Honoré de Balzac: “Ata që i duan dekoratat, rëndom nuk i meritojnë, ndërsa ata që i meritojnë, rëndom nuk i duan”.

TË FUNDIT

Fatmir Limani: Nuk ka shoqëri të emancipuar pa respektuar grate!

Motrat Berisha përballen me drejtësinë, pritet vendimi për plagosjen e Klea Prengës

Shkëndija sonte debuton në Ligën e Konferencës, përballet me Rayo Vallecanon

Osmani takohet me Rutte në Danimarkë, diskutojnë për paqen dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor

Shifra alarmante nga ISHP për duhanpirësit/ Duhanpirësit më të rinj janë 13 vjeçarët

Betejë për Çairin: Mexhiti premton shkollë moderne, Osmani shpall ‘luftë’ papastërtisë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË