Igor Tudor: Zhegrova mungon në dy ndeshjet e ardhshme

Picture of Ina Online
Ina Online

12/09/2025

Trajneri i Juventusit, Igor Tudor ka folur në prag të super duelit ndaj Interit në kampionat. Strategu i njohur është shfaqur i lumtur me blerjet e bëra në ditët e fundit, ndërkohë që ka marrë ndjesi pozitive nga lojtarët e tij.

“Pas ndeshjeve të kombëtareve është gjithmonë e veçantë të përgatitësh ndeshjet, sepse ka detaje të ndryshme për t’u marrë parasysh. Ndjesitë janë pozitive, pas dy seancave stërvitore do të bëjmë përgatitjen finale. Unë ndihem pozitiv dhe më ka munguar futbolli i luajtur, tani rifillojmë.

Dy sulmues?

Deri tani kemi luajtur gjithmonë me një sulmues dhe dy trekuartistë. Ka pasur një punë të gjatë prej 5-6 muajsh për të ndërtuar këtë sistem, por tani duhet të mendojmë edhe për mënyra të tjera për të shfrytëzuar në maksimum cilësitë që kemi në skuadër. Do të duhet kohë, por në të ardhmen mund të provojmë edhe skema të ndryshme”.

Sa i përket merkatos, trajneri bardhezi u shpreh i kënaqur me afrimet e reja.

“Jam gjithmonë i lumtur. Kanë ardhur dy lojtarë që do të na ndihmojnë menjëherë. Openda është gati, ndërsa Zhegrova jo, pasi ka kaluar një periudhë të gjatë pa luajtur.

Ai duhet të rikthehet në formë fizike dhe nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e ardhshme. Nga takimi me Veronën do ta fusim gradualisht në grup. Ka tipare të ndryshme nga të tjerët dhe jam i bindur se do të jetë një armë më shumë për ne,” tha në fund Tudor.

TË FUNDIT

Kasami: E mendova për kryearkitekt të Tetovës por Feti Abazi do të jetë kryetar i Bogovinës

Muhamed Elmazi: Në Saraj ndryshimi ka nisur

Ramadani: Zgjedhjet për Sarajin një referendim për dinjitetin shqiptar

Mexhiti dorëzon zyrtarisht kandidaturën për Komunën e Çairit

Armiku imagjinar i Amerikës!

Valbon Limani pasi zyrtarizoi kandidaturën: Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË