35 milionë eurot e premtuar për ndërtimin e kampusit të universitetit “Nëna Terezë” nuk figurojnë aspak në buxhetin e vitit 2026.
Analisti ekonomik, Abil Baush, në intervistën për Alsat, tha se për investime kapitale në këtë universitet, janë parashikuar vetëm 1 milionë euro, ndërsa nuk është precizuar për çfarë konkretisht janë të destinuar ato.
Baush vë në dukje se kur bëhet fjalë për universitetin Shën Kirili dhe Metodi, mjetet e ndara janë precizuar saktë se për çfarë janë destinuar.
“Në vitin 2026 ka 385 875 miliard denarë, ajo i vjen…afër 5,87 milion euro. Për universitetin Nënë Tereza, këtu janë shpenzime për paga, shpenzime të tjera e të tjera…Buxheti 2025 është 6,28 milion euro, ka rënie prej 6,8 përqind. Por është interesant ta përmendim se kemi një investim kapital që e kemi gjetur te universiteti Nënë Tereza, i cili është afër 1 milion euro…Kjo është e gjithë shuma, atë që e folëm është këtu, investimet kapitale janë këtu dhe këtu duhet të bleni pajisje, të ndërtoni diçka, afër 360 mijë euro për ndërtime.
-Por nuk janë 35 milion
Jo assesi nuk janë 35 milion, nëse do të ishin ne do t’i shihnim në buxhet. Ai është një investim kapital serioz”, tha Abil Baush, ekonomist.
Baush thotë se pavarësisht faktit që dokumentacionet për sheshin Skënderbe nuk ishin të kompletuara, duhej që në buxhet të ketë mjete të rezervuara për këtë çështje.
“Nëse nuk janë të kompletuara dokumentacionet, a nuk duhet të kenë mjete të rezervuara, domethënë nuk ekzistojnë mjete…
Do të duhet të ekzistojnë,
A ekzistojnë
Unë nuk i pash, vetëm ta hapim ministrinë e transportit dhe t’i shohim se nuk është këtu”, u shpreh Abil Baush, ekonomist.
Buxheti për vitin e ardhshëm prek negativisht edhe Agjencinë për zbatimin e gjuhëve. Ky organ do të ketë të ardhura prej 5 milion denarësh më pak se sa në vitin 2025. Inspektorati për zbatimin e gjuhëve, tashmë si organ në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, edhe pse vazhdimisht ka kërkuar rritje të buxhetit për të shtuar kuadrin, nuk do ta marrë atë as vitin e ardhshëm. Inspektorati madje në vitin e ardhshëm do të ketë 275 mijë denarë më pak./ Alsat.mk