Investo në Atdhe – Fatmir Limani nga Austria prezanton Planin 7-Pikësh për zhvillim dhe investime në Kërçovë

Picture of Ina Online
Ina Online

11/10/2025

Fatmir Limani, kandidati për kryetar të komunës së Kërçovës, prezantoi nga Austria planin e tij strategjik me shtatë pika, i cili synon të përshpejtojë zhvillimin ekonomik dhe social të komunës përmes investimeve të qëndrueshme, mbështetjes së biznesit lokal dhe krijimit të vendeve të punës.

Plani përfshin:
• Zona ekonomike/industriale me ZERO euro
• 3 vitet e para pa detyrime komunale & tatimore
• Infrastrukturë teknologjike e siguruar: rrugë, kanalizim, ujësjellës, energji elektrike
• Garanci shtetërore mbi kapitalin dhe investimin tuaj
• Mbështetje institucionale në sigurimin e fuqisë punëtore të kualifikuar nga vendi
• Mbështetje institucionale për plasimin e produkteve finale drejt vendeve të rajonit dhe BE-së
• Procedura të thjeshtuara për regjistrimin e bizneseve

Limani theksoi rëndësinë e përfshirjes së mërgatës shqiptare në këtë proces, duke theksuar se diaspora është një partner i pazëvendësueshëm për të sjellë eksperiencë, kapital dhe kontakte ndërkombëtare që do të ndihmojnë zhvillimin e Kërçovës dhe krijimin e vendeve të punës.

Në periudhën e fundit, ai ka zhvilluar takime me komunitetet shqiptare në Zvicër, Gjermani, Itali, Austri dhe vende të tjera, ku diskutoi drejtpërdrejt me mërgimtarët për mundësitë e investimeve, bashkëpunimin dhe krijimin e vendeve të punës në komunën e Kërçovës. Këto takime kanë krijuar një dialog të hapur dhe frytdhënës, duke i hapur rrugë për një angazhim më të madh të diasporës në ndërtimin e ekonomisë së vendlindjes. Ky plan synon të krijojë një ambient të favorshëm për investime, zhvillim dhe punësim, duke forcuar ekonominë lokale dhe duke integruar mërgatën si një partner kyç në këtë proces.

TË FUNDIT

SERBI-SHQIPËRI/ Manaj hesht serbët, kuqezinjtë mbyllin pjesën e parë 1:0 (VIDEO)

Ahmeti: Mbrëmë në Kumanovë i gjithë populli ishte ngritur në këmbë

Taravari: Nesër në Gostivari vulosen fillimin e fitores dhe përgjigjen e 19 tetorit

Visar Ademi: “Gostivari po zbrazet – është koha ta pastrojmë qytetin nga korrupsioni dhe ta rindërtojmë ekonominë”

Investo në Atdhe – Fatmir Limani nga Austria prezanton Planin 7-Pikësh për zhvillim dhe investime në Kërçovë

Zgjedhjet lokale/ Parashikohet humbja e PDK-së në Drenas

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË