Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur në një takim miqësor ish-kryetarin e Bashkisë së Përgjithshme të Bursës, Rexhep Altepe, i cili ka origjinë shqiptare dhe është i njohur për vizionin e tij në zhvillimin urban.
Gjatë vizitës, Altepe i ka uruar Mexhitit fitoren në zgjedhjet lokale, duke theksuar rëndësinë e Çairit si qendër e vlerave dhe identitetit shqiptar.
Mexhiti ka falënderuar mikun e tij për mbështetjen, respektin dhe fjalët e ngrohta, duke theksuar se miqësia dhe bashkëpunimi me Turqinë do të sjellin mundësi të reja për zhvillimin e komunës dhe të qytetit.
“Vizita e z. Altepe ishte një urim i sinqertë për fitoren tonë dhe një dëshmi e lidhjeve të forta miqësore mes popujve tanë,” ka shkruar Mexhiti në një postim në rrjetet sociale.(INA)