Trump ndaloi Serbinë të pushtonte Kosovën, ish-zyrtari i lartë i SHBA: Presidenti do të bashkojë shqiptarët/VIDEO

Picture of Ina Online
Ina Online

30/06/2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ka ndaluar Serbinë të niste një luftë për të pushtuar Kosovën.

Në një intervistë për “Ditarin e Kosovës” me gazetarin Xhevahir Qardaku, ish-ambasadori dhe diplomati i lartë amerikan Jonathan Moore, njohës i mirë i rajonit, komentoi deklaratat e Trump, duke theksuar se Uashingtoni ka synuar gjithmonë të forcojë stabilitetin dhe të bashkojë shqiptarët përmes politikave të qarta në rajon.

“Ky problem iu paraqit presidentit Trump që në mandatin e tij të parë, kur priti në Zyrën Ovale kryeministrin e Kosovës dhe presidentin Vuçiç. Iu kërkua që të konfirmonte paqen dhe të garantonte stabilitetin në Ballkan, gjë që është një interes strategjik i SHBA-ve prej dekadash,” u shpreh Moore.

Sipas tij, mesazhi i fundit i presidentit Trump duhet parë në kontekstin aktual gjeopolitik:
“Nëse shohim situatën sot, me krizën në Ukrainë, konfliktet në Gaza, tensionet Izrael-Iran dhe luftëra të tjera që nuk janë në syrin e publikut, Ballkani është një shembull që funksionon mirë. Shqipëria do të presë Samitin e NATO-s në vitin 2027, dhe kjo tregon se SHBA-të janë të përkushtuara të mbajnë stabilitetin,” theksoi Moore.

Ai e interpreton deklaratën e Trump si një rikujtim për rolin vendimtar të Amerikës në rajon dhe angazhimin për të ruajtur paqen dhe bashkëpunimin mes vendeve shqiptare. (A2 Televizion)

TË FUNDIT

Kasami: E mendova për kryearkitekt të Tetovës por Feti Abazi do të jetë kryetar i Bogovinës

Muhamed Elmazi: Në Saraj ndryshimi ka nisur

Ramadani: Zgjedhjet për Sarajin një referendim për dinjitetin shqiptar

Mexhiti dorëzon zyrtarisht kandidaturën për Komunën e Çairit

Armiku imagjinar i Amerikës!

Valbon Limani pasi zyrtarizoi kandidaturën: Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË