ISHTE KAMERIER: Ndërron jetë i plagosuri në “Shisha BAR”, ekzekutimi i sontëm përfundon me 3 të vrarë

Picture of designer@fetishimedia.ch

06/03/2023

Ka ndërruar jetë në spital edhe i lënduari në Shisha Bar në Çarshi të Shkupit, Tahla Ali, ndërsa nga plagët e marra nga plumbat, në vendgjarje kishte ndërruar jetë Jeton Krivanjeva i njohur me emrin Zhila, si dhe Enes Iseni-Laci.

Mjekët e Klinikës se Shkupit, përkundër tentimeve të shumta, nuk arritën të mbajnë në jetë të riun nga Shkupi, i cili siç merr vesh gazeta KOHA, ka qenë viktimë e rastit pasi në Shisha Bar punonte si kamerier.

Kanë qenë katër persona të armatosur dhe të maskuar sikurse pjesëtarët e njësiteve speciale, të cilët duket se e kanë pritur momentin e ekzekutimit, pasi sapo kanë hyrë në lokal, kanë nis të gjuajnë në drejtim të Krivanjeves dhe Isenit.

Në vendngjarje policia dhe krim-policia e shoqëruar nga prokurori hetues po kryejnë hetimet.

Autorët e vrasjes, siç mëson KOHA, tashmë janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa për kapjen e tyre janë alarmuar të gjitha njësitet e policisë. (koha.mk)

TË FUNDIT

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, jam ekonomist dhe kërkoj punë në sektorin privat

Aksident me fatalitet tek ura Goca Dellçev, një person mbetet i vdekur në vendngjarje

Dimitrievski për herë të tretë fitoi Kumanovën, tha se kjo është një porosi të cilën ai e kupton dhe do ta zbaton

Imeri: Dorëheqja e kryesisë së BDI-së, e pashmangshme

Arben Taravari: “Kemi më shumë vota popullore, por pa kryetarë – koha do tregojë nëse fituan shqiptarët!”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË