Izet Mexhiti: Bulevardi “Cvetan Dimov” do të sjellë zhvillim dhe përparim në Çair

Picture of INA
INA

17/09/2025

Kandidati i VLEN për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka prezantuar projektin e ndërtimit të bulevardit “Cvetan Dimov” në lagjen Jahja Pashë, gjatë një takimi me qytetarët dhe pronarët e bizneseve të vogla.

Ai theksoi se ky investim do të transformojë pamjen e lagjes dhe do të hapë mundësi të reja për zhvillim ekonomik e shoqëror. “Ky projekt do të sjellë komunikacion më të shpejtë dhe më të sigurt, kushte më të mira për qarkullim, trotuare moderne, gjelbërim dhe hapësira publike për qytetarët,” u shpreh Mexhiti.

Sipas tij, përfituesit më të mëdhenj do të jenë vetë banorët dhe bizneset e zonës, të cilëve u kërkoi mbështetje dhe mirëkuptim gjatë kohës së realizimit të projektit.

Mexhiti shprehu mirënjohje për përkrahjen e qytetarëve, duke theksuar se do të vazhdojë të punojë me përkushtim për të sjellë ndryshime pozitive e zhvillim për çdo familje dhe çdo biznes në Çair. (INA)

TË FUNDIT

Adela Liçina gruaja e parë me mbulesë në listën e VMRO-DPMNE për Këshillin e Komunës Saraj

Demaçi: i akuzuari i pavdekshëm në Hagë!

Ademi: BDI do të fitojë gjithandej

VLEN i uron Ziadin Selës formimin e partisë së re

Muhamed Elmazi premton ekskursion falas për pensionistët e Sarajit

Izet Mexhiti: Bulevardi “Cvetan Dimov” do të sjellë zhvillim dhe përparim në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË