Izet Mexhiti premton: Çairi pa mbeturina – kontejnerë nëntokësorë me 120 milionë denarë

Picture of INA
INA

30/09/2025

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka prezantuar një nga projektet kryesore të programit të tij – modernizimin e shërbimeve komunale të pastrimit përmes vendosjes së kontejnerëve nëntokësorë.

Projekti kapital, i quajtur “Çair pa mbeturina në rrugë”, parashikon investim prej 120 milionë denarësh dhe zëvendësimin e të gjithë kontejnerëve ekzistues me një sistem modern, hermetikisht të mbyllur dhe me kapacitet shumë më të madh grumbullimi. Një kontejner nëntokësor zëvendëson 5 deri në 6 standardë, duke eliminuar ndotjen, erërat e pakëndshme dhe shpërndarjen e mbeturinave.

Zbatimi i projektit, me afat prej 36 muajsh, do të nisë menjëherë, me prioritet tek pikat më kritike të komunës.

Një komponent tjetër i planit është partneriteti strategjik me Qytetin e Shkupit dhe NP “Higjiena Komunale”, me krijimin e një trupi të përbashkët koordinues, rritjen e shpeshtësisë së pastrimit dhe ekipe mobile për eliminimin e deponive ilegale.

“I synojmë standardet evropiane për shërbime komunale moderne dhe një Çair të pastër, të rregullt e të shëndetshëm për qytetarët tanë,” theksoi Mexhiti.(INA)

TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese e Ambasadorëve: Pa Serbi nuk ka Kosovë!

Parashqevi Simaku reagon pas shpifjeve: “Mua nuk më bëni dot asgjë, publiku im më njeh!

VLEN: Salla “Boris Trajkovski” sot kumbon nga NJË ZË shqiptar!

Izet Mexhiti premton: Çairi pa mbeturina – kontejnerë nëntokësorë me 120 milionë denarë

Premtimet e noterizuara për Kërçovën” – Veprimtari Gafurr Adili: Shkodran Alili, kryetari në ardhje!

Mickoski i garanton Ahmetit pensionim politik, reagon Bujar Osmani

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË