Izraeli pranon planin e Trumpit për paqe në Gaza, Hamas pritet të përgjigjet – Këto janë detajet e marrëveshjes

Picture of INA
INA

29/09/2025

Trump propozon plan të ri për paqe në Gazë – Izraeli e pranon, Hamas ende në pritje

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një bisedë trepalëshe telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe kryeministrin e Katarit, Al Sani, për çështjen e Gazës, transmeton KosovaNews.

Në njoftim thuhet se gjatë takimit, Netanyahu ka shprehur “keqardhje për shkeljen e sovranitetit të Katarit” dhe ka garantuar se Izraeli “në të ardhmen nuk do të ndërmarrë sulme të ngjashme”. Vizita e tij në Uashington është e katërta për këtë vit, ndërsa e fundit ishte në korrik, pak ditë pas raportimeve për një sulm të përbashkët Izrael-SHBA ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se negociatat për Gazën janë “shumë afër arritjes së një marrëveshjeje”. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha në një intervistë për Fox News se Trump ka diskutuar me Netanyahun një plan paqeje me 21 pika, i cili synon t’i japë fund konfliktit në Gaza.

“Për të arritur një marrëveshje të drejtë, të dyja palët duhet të bëjnë lëshime. Të dyja do të largohen nga tavolina pak të pakënaqura, por kjo është mënyra e vetme për ta përmbyllur këtë konflikt,” deklaroi Leavitt, duke nënvizuar se Trump po zhvillon edhe bisedime me liderët e Katarit që ndërmjetësojnë me Hamasin.

Sipas informacioneve të publikuara para takimit me Netanyahun, plani parashikon që pas pranimit nga Izraeli dhe Hamas:

Sulmet do të ndalen menjëherë.
Brenda 48 orësh do të lirohen të gjithë pengjet izraelitë, të gjallë apo të vdekur.
Gaza do të administrohet nga një qeveri e përkohshme teknokrate, nën mbikëqyrjen e një force paqeruajtëse.
Ushtria izraelite do të tërhiqet gradualisht nga territori.
Pasi autoritetet palestineze në Ramallah të kryejnë reformat e kërkuara, administrimi i Gazës do t’u transferohet atyre.
Hamas do të dorëzojë armët, ndërsa udhëheqësit e tij do të kenë të drejtën të qëndrojnë në territor ose të largohen në një vend tjetër.
Banorët palestinezë të Gazës nuk do të detyrohen të largohen; atyre që zgjedhin të ikin do t’u garantohet e drejta e kthimit.
Në fund, Trump shpreson që plani i tij të hapë rrugën për një “epokë të re stabiliteti” në Lindjen e Mesme, ndërsa bota pret përgjigjen e Hamasit për këtë iniciativë të papritur.

TË FUNDIT

Izraeli pranon planin e Trumpit për paqe në Gaza, Hamas pritet të përgjigjet – Këto janë detajet e marrëveshjes

Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare pas lokaleve

Teuta Ahmedi Purellku:Kryetari në ikje pranon dështimin për spitalin e Kërçovës

Kurti: Takim pozitiv me Jim McGovern në SHBA

Pas Serbisë, Maqedonia e dyta në rajon për investime në mbrojtje

Marrëveshja për Gazën është shumë afër, thonë nga Shtëpia e Bardhë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË