Jeton Beqiri, kampion me Shkëndijën – Një titull që lindi nga vuajtja dhe përkushtimi

Picture of Ina Online
Ina Online

08/05/2025

Trajneri 44-vjeçar, Jeton Beqiri, feston titullin e parë në elitën e Maqedonisë së Veriut me Shkëndijën, duke kurorëzuar një sezon të mbushur me sfida, tensione dhe punë të palodhur.

Pas shumë vitesh pranë klubit, Jeton Beqiri më në fund shijon shpërblimin më të madh – titullin kampion me KF Shkëndijën. Edhe pse shpesh ka qenë në rolin e ndihmësit apo ushtruesit të detyrës si trajner i parë, ky sezon ishte ndryshe. Ishte sezoni ku ai mori timonin dhe nuk e lëshoi më, duke udhëhequr kuqezinjtë drejt majës së kampionatit – madje dy javë para përfundimit të sezonit.

“Jam shumë i gëzuar, pasi që Shkëndija është diçka speciale për të gjithë ne, jo vetëm për mua. Është një kënaqësi e veçantë dhe një çlirim i madh për mua, pasi kam jetuar vitin më të vështirë të jetës sime,” deklaroi i emocionuar Beqiri, duke përmendur periudhën nga 11 maji i vitit të kaluar deri më 7 maj të këtij viti si më të vështirën në karrierën dhe jetën e tij personale e profesionale.

Kjo fitore nuk është vetëm një trofe në sirtarin e klubit, por edhe një rikthim i shpirtit luftarak të Shkëndijës dhe një rikthim i besimit te një trajner që ka jetuar me këtë klub. Ai shpreson që ky sukses të mos mbetet i izoluar, por të shërbejë si pikënisje për një epokë të re fitimtarësh.

“Shpresoj që Shkëndija të vazhdojë me rezultate pozitive dhe kjo tifozeri, ky organizim, pronarët, të mos presin më katër vite për një titull. Le të ndajmë nga një për çdo pesë vjet – katër për Shkëndijën e një për ndonjë ekip tjetër!” – tha me një buzëqeshje ironike por plot shpresë trajneri tetovar.

Beqiri nuk është i panjohur me sukseset: në sezonin 2021/22 ai kishte triumfuar në Kategorinë e Dytë shqiptare me skuadrën e Bylisit, por titulli i këtij viti me Shkëndijën mbetet padyshim më i veçanti, më emocionali dhe më domethënësi në karrierën e tij.

TË FUNDIT

Menduh Thaçi: Mos besoni që do talleni me shqiptarët – mos të mendojnë se ne jemi të dorëzuar (video)

Kim Mehmeti – midis letërsisë, identitetit dhe politikës

“Kërcasin” grushtat parazgjedhor në Kumanovë mes aktivistëve të dy partive

Menaxheri i Gjestit publikon këtë njoftim për këngëtarin

VIDEO/Ali Ahmeti porosi Speciales nga Tirana: Keni nxirë imazhin e luftës sonë

Mospjesëmarrja e Kurtit në protestë, Ali Ahmeti: Kjo nuk është gjë e mirë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË