Kallas e fut Kosovën tek vendet për të cilat BE ka vlerësim të përzier

Picture of INA
INA

04/11/2025

Shefja e politikës së Jashtme e BE-së, Kaja Kallas, tha se “pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë dhe ndryshimet gjeopolitike e bëjnë shumë të qartë argumentin për zgjerim”, por shton se BE-ja “nuk do të ndjekë rrugë të shkurtuara dhe nuk do të ofrojë përjashtime,” derisa procesin e anëtarësimit e cilëson si “një proces të drejtë, të rreptë dhe të bazuar në meritë”.
Ajo thotë se “anëtarësimi i i vendeve të reja me Bashkimin Europian deri në vitin 2030 është një qëllim realist”.

Ajo e përmbledh vlerësimin e BE-së si pozitiv për Shqipërinë, Moldavinë, Malin e Zi dhe Ukrainën, të përzier për Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Turqinë dhe negativ për Gjeorgjinë.

Ajo gjithashtu përsërit kritikat e forta ndaj Gjeorgjisë, duke thënë se ajo “nuk ka një rrugë të qëndrueshme drejt Bashkimit Europian në këtë fazë, përveç nëse kushtet ndryshojnë në mënyrë dramatike”.

Kallas u pyet gjithashtu për Serbinë dhe nëse ajo është në rrezik të bëhet “një kandidate vetëm në emër” duke pasur parasysh situatën në vend.

Ajo pranon se raporti është “kritik”, por thotë se BE-ja mbeti “në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë, me presidentin dhe ata premtojnë se do t’i përmbushin [detyrimet e tyre]”.

Ajo këmbëngul se “nuk e sheh” Serbinë duke ndjekur të njëjtën rrugë negative si Gjeorgjia./Express/

TË FUNDIT

Zyrtare: Presidentja Vjosa Osmani mandatoi Glauk Konjufcën për krijimin e Qeverisë së Kosovës

Nuk do ta besoni sa kushtojnë çizmet nga gome të Alketa Vejsiut!

Rikonstruimi i Qeverisë, VLEN nga 6 në 7 ministri, Mickoski i pakënaqur nga disa ministra

Mickoski: Maltretimi i vendeve me veto po shkatërron vlerat e BE-së

Haqim Ramadani kërkon takim me Edi Ramën dhe Albin Kurtin

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË