Kapiteni Gjimshiti: “E dimë, ky është shansi ynë i fundit!”

Picture of Ina Online
Ina Online

09/09/2025

Kapiteni kuqezi tha se sfida e nesërme është shansi i fundit për të shkuar në Botëror dhe se ekipi do të luftojë për tri pikët.

“Nuk do jetë e thjeshtë, por jemi shumë pozitiv. Presioni sigurisht që dihet, por kur ke presion, përqendrimi është më i lartë. Duhet të marrim ato tri pikë që janë të nevojshme për t’u kualifikuar.

Sigurisht që i kemi parë ndeshjet, por edhe ndeshjen me Serbinë. Ajo ndeshje që zhvilluam atje nuk ishte e mirë, sigurisht që kemi gabuar. Duket dhe në ndeshjet që kemi parë në eliminatore. Edhe Holanda dje mezi fitoi me Lituaninë. Na duhen ato tri pikë patjetër. Gjëja më e bukur dhe më e rëndësishme është që e kemi vetë në dorë.

Mesazhi është që do japim 100% për të realizojmë ëndrrën që të kualifikohemi në Botëror. Për gjithë Shqipërinë do të ishte diçka e bukur. Nesër do të jemi gati dhe do japim gjithçka për ato tri pikë. Do japim maksimumin dhe ta shijojnë edhe tifozët.

Dëshira është shumë e madhe. Nesër do të jetë një ndeshje ndryshe, me Gjibraltarin pritshmëritë ishin më të mëdha dhe presioni ishte në pikëpyetje. Trajneri aty ka provuar lojtarë të rinj. Këtu do të jetë më ndryshe. Sepse duhen tri pikët. Dëshira sigurisht që është aty, sepse është dëshira për t’u kualifikuar në Botëror.

E dimë që është shansi i fundit, vetëm nëse ata të tjerët gabojnë. Është shansi i fundit për t’u kualifikuar. Skuadra është e vetëdijshme që ndeshja nesër mund ta ndryshojë grupin dhe t’i vendosë në presion të therët. Tri pikët vlejnë shumë nesër dhe për ndeshjet e tjera që do të vijnë më pas.

Nëse luan me këto kombëtaret që janë më të “vogla”, është një lojë ndryshe, me Serbinë ishte më e hapur ndeshja. Me Letoninë ishte pak më ndryshe, sepse dhe ata i dinë cilësinë që mund të arrijnë. Në futbollin e sotëm është më shumë loja fizike, unë e shoh dhe në Itali këtë”, tha Gjimshiti.

TË FUNDIT

Kasami: E mendova për kryearkitekt të Tetovës por Feti Abazi do të jetë kryetar i Bogovinës

Muhamed Elmazi: Në Saraj ndryshimi ka nisur

Ramadani: Zgjedhjet për Sarajin një referendim për dinjitetin shqiptar

Mexhiti dorëzon zyrtarisht kandidaturën për Komunën e Çairit

Armiku imagjinar i Amerikës!

Valbon Limani pasi zyrtarizoi kandidaturën: Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË