Kapiteni shqiptar merr komandën e Karabienierëve në Ivrea të Italisë

Picture of Ina Online
Ina Online

12/09/2025

Kapiteni me origjinë shqiptare, Armir Gjeci, ka marrë detyrën si komandant i Karabinierëve në qytetin Ivrea, duke zëvendësuar kapiten Manuel Grasso.

Ceremonia e dorëzimit të komandës u zhvillua në prani të autoriteteve lokale civile dhe ushtarake, si dhe kryetarëve të bashkive të zonës.

Armir Gjeci ka ndjekur studimet në Akademinë e Oficerëve dhe ka shërbyer më parë në Alcamo dhe në Njësinë Hetimore të Torinos, ku është dalluar për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij në hetime të ndjeshme.

Përveç punës operative, ai ka udhëhequr edhe fushata edukative në shkolla, me fokus luftën kundër bullizmit, drogës dhe cyber-bullizmit.

Emërimi i tij si komandant në Ivrea është një histori suksesi që ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane dhe tregon një tjetër shembull të shkëlqyer të integrimit dhe arritjeve të shqiptarëve në Itali.

TË FUNDIT

Kasami: E mendova për kryearkitekt të Tetovës por Feti Abazi do të jetë kryetar i Bogovinës

Muhamed Elmazi: Në Saraj ndryshimi ka nisur

Ramadani: Zgjedhjet për Sarajin një referendim për dinjitetin shqiptar

Mexhiti dorëzon zyrtarisht kandidaturën për Komunën e Çairit

Armiku imagjinar i Amerikës!

Valbon Limani pasi zyrtarizoi kandidaturën: Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË