Kasami: Ali Ahmeti ia dha pronat Bankës Serbe

Picture of INA
INA

27/09/2025

Bilal Kasami

Ali Ahmeti me familjen e tij po i shet pasuri bankës së regjimit të Aleksandar Vuçiqit. Ali Ahmeti, premtonte themelimin e një banke shqiptare, por na e solli bankën serbe.

Erdhi koha shqiptarët të mësojnë se çfarë njerëzish e udhëheqin BDI-në dhe çfarë njerëzish kanë udhëhequr shtetin këto 20 vite.

Erdhi koha të mësojnë se pas vellos së patriotizmit të BDI-së fshihen vetëm para, krim dhe “Bota Serbe”.

Ali Ahmeti është personalisht përgjegjës për futjen e “Botës Serbe” të Aleksandar Vuçiqit në Maqedoni.

Ali Ahmeti është personalisht përgjegjës për futjen e bankave serbe në Maqedoni.

Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetarë,

Sot para jush paraqesim prova për aferën më të madhe politiko-financiare që e lidh liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, me regjimin e Aleksandar Vuçiqit në Serbi.

Kompania “AS Senjak” nga Kërçova, e njohur për opinionin për shumë skandale tjera, e cila është në pronësi të mikut të Ali Ahmetit, përkatësisht babait të gruas së djalit të tij, ka poseduar mijëra aksione në Stopanska Banka – Manastir.

Këto aksione në pronësi të familjes së Ali Ahmetit janë shitur pikërisht te Alta Banka nga Beogradi, në pronësi të Davor Macura – një nga bashkëpunëtorët më të afërt dhe bankë e lidhur drejtpërdrejt me regjimin serb të Aleksandar Vuçiqit.

Kjo shitje ka ndodhur më 17.09.2025.

Vetëm dhjetë ditë më parë.

Ja ku është dëshmia. (E tregon fletën nga Depozitari Qendror).

Ndërkohë që ju gënjejnë për patriotizëm, ndërkohë që i gënjejnë edhe partnerët e tyre të koalicionit, ata nga BDI i shesin pasuri bankës së regjimit të Aleksandar Vuçiqit.

Shitje direkte e pasurisë nga familja e Ali Ahmetit te Alta Banka e Beogradit.

Kjo nuk është një transaksion i rastësishëm biznesi. Kjo është lidhje direkte e Ali Ahmetit me Aleksandar Vuçiqin.

Kjo është një lidhje financiare që e inkuadron regjimin serb në sektorin bankar të Maqedonisë.

Kjo është provë që Ali Ahmeti nuk është vetëm partner politik me njerëz nga Serbia, por edhe pjesë financiare e rrjetit të Vuçiqit.

Sot mund të themi:

Ali Ahmeti përmes biznesit dhe bankave e futi “Botën Serbe” në Maqedoni.

BDI për njëzet vjet manipulojnë qytetarët duke folur për patriotizëm, ndërsa pas perdes shesin kapital te regjimet serbe.

Me këtë, Ali Ahmeti dhe njerëzit e tij e vënë drejtpërdrejt në rrezik sistemin financiar dhe e bëjnë shtetin të varur nga Beogradi.

Shqiptarët i kthejnë përsëri në varësi nga qendra serbe.

VLEN publikisht e akuzon Ali Ahmetin se është partner financiar i Aleksandar Vuçiqit dhe se e përdor fuqinë e tij politike për interesa personale dhe familjare në biznes.

Qytetarët duhet ta dinë se BDI nuk është parti politike që i mbron shqiptarët në Maqedoni.

BDI është firmë private e Ali Ahmetit që shërben për pastrim parash, për korrupsion dhe pasurim personal.

Këto ditë Ali Ahmeti do të flasë dhe do të justifikohet se nuk ka ditur dhe se miku dhe djali i tij nuk i kanë treguar, se janë të rritur dhe bëjnë biznes vetë.

Ne i përcjellim mesazhin se kemi prova për të gjithë lidhjen.

Ne i përcjellim mesazhin që të mbledhë turpin dhe të tërhiqet.

Ali Ahmeti, familja jote shet pasuri te banka e regjimit të Aleksandar Vuçiqit.

Ali Ahmeti dhe familja, pasurinë e tyre më shumë ia besojnë bankave serbe se bankave shqiptare.

Ali Ahmeti, provat do t’i shohë edhe opinioni edhe organet e shtetit.

Kjo është vetëm një pjesë e vogël e gjithë aferës dhe lidhjes së Ali Ahmetit me të gjitha strukturat antishqiptare në rajon. Opinioni do t’i shohë të gjitha.

Koha e gënjeshtrave mbaroi.

Koha e së vërtetës dhe ndryshimeve erdhi.

Video:
https://www.facebook.com/share/v/19Ys1Rcpph/

TË FUNDIT

Çun Lajçi e ngushëllon Gjestin për vdekjen e vëllait, ia përmend ato që Egli bëri për të, pastaj edhe motrën, nënën e babanë

Ekipi i Gjestit jep njoftimin për lamtumirën e Eldionit

Kasami: Ali Ahmeti ia dha pronat Bankës Serbe

PSE NUK DUHET NJOHUR PALESTINA

Sondazhi i ri: Ja si qëndrojnë partitë politike në Maqedoni

Bilall Kasami e Bajram Rexhepi, bashkë në kafe!

ME TE LEXUARA

1
Çun Lajçi e ngushëllon Gjestin për vdekjen e vëllait, ia përmend ato që Egli bëri për të, pastaj edhe motrën, nënën e babanë
1
Ekipi i Gjestit jep njoftimin për lamtumirën e Eldionit
1
Kasami: Ali Ahmeti ia dha pronat Bankës Serbe
1
PSE NUK DUHET NJOHUR PALESTINA
1
Sondazhi i ri: Ja si qëndrojnë partitë politike në Maqedoni

LEXO MË SHUMË

Çun Lajçi e ngushëllon Gjestin për vdekjen e vëllait, ia përmend ato që Egli bëri për të, pastaj edhe motrën, nënën e babanë

Ekipi i Gjestit jep njoftimin për lamtumirën e Eldionit

Kasami: Ali Ahmeti ia dha pronat Bankës Serbe

PSE NUK DUHET NJOHUR PALESTINA

Sondazhi i ri: Ja si qëndrojnë partitë politike në Maqedoni

Bilall Kasami e Bajram Rexhepi, bashkë në kafe!