Kasami: Tetova, shembull i bashkëjetesës dhe harmonisë ndëretnike

Picture of INA
INA

18/09/2025

Në Komunën e Tetovës sot u mbajt mbledhja e Këshillit Komunal për Preventivë, ku u zgjodhën anëtarët e Këshillit Lokal për Preventivë, informoi Zyra për Komunikime dhe Marrëdhënie me Publikun.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga institucionet shtetërore, bashkësitë fetare dhe organizata të tjera të rëndësishme.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në fjalën e tij theksoi se ky këshill është themelor për parandalimin e dukurive që rrezikojnë kohezionin shoqëror.

“Si qytet dhe si shtet multietnik e multikonfesional, kemi detyrim të përcjellim mesazhe unifikuese dhe të forcojmë frymën e bashkëjetesës. Vetëm kështu do të garantojmë stabilitet dhe të ardhme më të sigurt për qytetarët tanë,” theksoi Kasami.

Sipas Kasamit, Komuna e Tetovës, në bashkëpunim të ngushtë me policinë, prokurorinë, qendrat sociale, shkollat dhe prijësit fetarë, do të ndërmarrë hapa konkretë që qytetarët të jetojnë në paqe, harmoni dhe respekt të ndërsjellë.

“Angazhimi ynë i përbashkët është garanci se qytetarët e Tetovës do të ndihen të mbrojtur, të respektuar dhe të barabartë, pavarësisht përkatësisë etnike apo fetare. Vetëm përmes bashkëpunimit mund të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe më të fortë”, theksoi kryetari Kasami.

TË FUNDIT

Katër persona nga Shkupi kapen duke vjedhur bustin prej bronzi në Varrezat e Butelit

Në dy komuna më shumë votues se banorë

Dyshohet se regjistronin automjete pa paguar doganë, nën hetim 11 persona nga Kumanova

Mexhiti: Është qesharake që BDI akuzon VLEN për “Botën Serbe”, kur vetë kanë takuar Vuçiçin, kanë qenë promotorë të Open Ballkanit

Brohoritjet antishqiptare në Kumanovë, fajtorët ende të lirë, policia ende nuk ka dorëzuar asnjë padi penale

Çfarë po ndodh me Gjestin? Zhduket nga rrjetet sociale

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË