Kasami viziton Renova dhe GreenProdukt për të nxitur bizneset lokale në Tetovë

Picture of Ina Online
Ina Online

27/10/2025

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami, në kuadër të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve, vizitoi dy ndërmarrjet e rëndësishme lokale, Renova dhe GreenProdukt, për t’u njohur nga afër me investimet, proceset e punës dhe stafin.

Kasami vlerësoi kontributin e Renovës në prodhimin e materialeve ndërtimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik që ka nisur që nga vitet ’90, duke e cilësuar si një shtyllë të rëndësishme të ekonomisë lokale. Ndërkohë, GreenProdukt u përmend si një shembull i industrisë ushqimore lokale, duke ofruar produkte të konservuara dhe përpunim të frutave dhe perimeve që ruajnë cilësinë dhe traditën.

“Si kryetar i Tetovës, përkushtimi im është të mbështes rritjen e bizneseve vendore, krijimin e vendeve të punës dhe bashkëpunimin për iniciativa që sjellin përfitime për familjet tona. Falënderoj pronarët dhe punonjësit për mikpritjen dhe angazhimin e tyre. Bashkë do të punojmë për një Tetovë më të fortë dhe më të zhvilluar,” deklaroi Kasami.

TË FUNDIT

Syla për Kurtin: I zbehtë e mezi zani po i del, e ka ndi erën e humbjes

Të Gjithë Kundër Albin Kurtit!

Rexhepi premton qytet të pastër dhe mbrojtje të pronës publike

Kasami viziton Renova dhe GreenProdukt për të nxitur bizneset lokale në Tetovë

Gjykata Administrative refuzon ankesat për Gostivarin, Limani: Shkojmë në zgjedhje të reja

Dragan Bursac: Kjo është Serbia e vitit 2025, një vend ku një kriminel lufte është “qytetar nderi”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË