Kemi ditur ta themlojmë UT-në, dimë ta themelojmë edhe Akademinë e Shkencave Shqiptare

Picture of INA
INA

23/09/2024

shkruan: Sunaj Raimi

Çështja e Akademisë së Shkencave të Shqiptarëve në Maqedoni!

Mbrëmë në Lajme i dëgjova reagimet e disa ‘akademikëve’ maqedonas për nismën e fundit për themelimin e Akademisë së Shkencave të Shqiptarëve në Maqedoninë Veriore! Ato vërtetë ishin anakronike dhe ironike, me që me vite të tëra e përsërisin të njëjtin refren etnocentrist: në RMV ka vetëm një Akademi të Shkencave – ajo e Akademisë Maqedonase (MANU).

Mjaft më me këto justifikime të fshehura puroetnocentriste, ku vetëm 3-4 shqiptarë janë pranuar, sa për të thënë se – këtu kemi shqiptarë! Megjithëse, dorën në zemër, disa flokëthinjur tanë që prej vitesh janë anëtarë të MANU, deri sot thuajse asgjë s’kanë bërë për mbrojtjen e identitetit shqiptar të përbuzur! Të paktën tani të kishin dalë nga ‘zona e komforit’ duke u prononcuar si burra nëpër media se vërtetë e përkrahin këtë nismë të fellës akademike shqiptare, sepse në MANU zëri i shqiptarëve kurrë nuk është marr parasysh!

Unë si Profesor, e mbështes fuqishëm këtë iniciativë akademike me tërë kapacitetin tim intrlektual e moral, me shpresë se kësaj here vërtetë do të realizohet kjo nevojë imperative e kahershme e shqiptarëve të Maqedonisë! Dhe këtu duhet të inkuadrohen kuadro cilësorë të moshës së re dhe të pjekur, të dëshmuar me vepra, e jo vetëm pensionistë! Pjesëtarë të kësaj Akademie duhet të jenë ata shkencëtarë e artistë shqiptarë, që përveç posedimit të rezultateve të dalluara në shkenca dhe në arte, duhet të jenë të guximshëm që edhe ta mbrojnë e përparojnë qeniesimin shqiptar me fakte e argumente shkencore, sa herë që e kërkon nevoja e momenti!

Andaj, le t’i japim përkrahje të parezervë themelimit të këtij institucioni të rëndësishëm shkencor për shqiptarët e RMV! Në këtë mënyrë do t’iu tregojmë të tjerëve se ne jemi po ai popull që kemi ditur ta themelojmë Universitetin e Tetovës nga hiçi, e tani do të dimë ta themelojmë e zhvillojmë edhe Akademinë e Shkencave të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ku pritet që me dinjitet të jehojë hymni – Viva Akademia, Viva Profesores!

TË FUNDIT
11 minuta
Toshkovski: Me vendosjen e kamerave të sigurisë, nuk keni kujt t’i telefononi për t’ju hequr dënimin!
20 minuta
Mbi 20 intervenime mbrëmë në shtëpitë e vërshuara në Tetovë
32 minuta
Përmbytjet në Bosnje, Ahmeti: Solidarizohem me popullin boshnjak
43 minuta
Gjithnjë e më pak lindje në Maqedoninë e Veriut, numri i foshnjeve pëson rënie drastike
43 minuta
Foshnja 14 muajshe ndërroi jetë në Shkup, babai akuzon mjekët se neglizhuan rastin

ME TE LEXUARA

1 ditë
Një i burgosur i kushton shtetit 10 mijë euro në vit
11 minuta
Toshkovski: Me vendosjen e kamerave të sigurisë, nuk keni kujt t’i telefononi për t’ju hequr dënimin!
1 ditë
FOTO/Taravari: shqipja për herë të parë në tabela udhëzuese në ISHP Tetovë, mbi 20 vjet si kishin vendosur
20 orë
Më 8 tetor në Budapest do të nënshkruhet marrëveshja për huanë hungareze
1 ditë
10 vjetori i Procesit të Berlinit: Ku është Maqedonia e Veriut?
1 ditë
FOTO/ Konkurrencë ndaj “East Gate”? Çifliganec filloi ndërtimin e kompleksit te parkingu përballë

LEXO MË SHUMË

pance toshovski tosovski toshkovski

Toshkovski: Me vendosjen e kamerave të sigurisë, nuk keni kujt t’i telefononi për t’ju hequr dënimin!

vershime tetove

Mbi 20 intervenime mbrëmë në shtëpitë e vërshuara në Tetovë

ali ahmeti

Përmbytjet në Bosnje, Ahmeti: Solidarizohem me popullin boshnjak

foshnje bebe

Gjithnjë e më pak lindje në Maqedoninë e Veriut, numri i foshnjeve pëson rënie drastike

Klinika-Shkup

Foshnja 14 muajshe ndërroi jetë në Shkup, babai akuzon mjekët se neglizhuan rastin

mendime stres kompj

14 mijë qytetarë të Maqedonisë humbën miliona euro në platformën mashtruese të internetit

moti shiu

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

policia financiare e Maqedonise

FOTO/ Ylber Imeri emërohet Zëvendës Drejtor në Policinë Financiare

Toshovski Ervin Hoxha

Kontrolle të përbashkëta Maqedoni-Shqipëri, takimi Toshovski-Hoxha

INFO

NA NDIQ