Sonte me fillim nga ora 19:00, në sheshin e qytetit të Kërçovës do të mbahet tubimi përmbyllës i fushatës zgjedhore të Shkodran Aliit, kandidatit të pavarur.
Ky tubim shënon kulmin e një fushate dinamike e të ngarkuar me energji qytetare, ku Alili ka premtuar ndryshim dhe përfaqësim të denjë të qytetarëve të Kërçovës.
Në këtë tubim përmbyllës pritet të marrin pjesë qindra qytetarë të Kërçovës dhe mërgimtarë të ardhur posaçërisht nga diaspora, të cilët kanë shprehur mbështetje të hapur për kandidaturën e tij.
Shkodran Alili ka ftuar qytetarët që të bashkohen në këtë ngjarje përmbyllëse në sheshin e qytetit të Kërçovës, ku do të përcillet mesazhi final i fushatës: “Kërçovë, a je gati?”(INA)