Infokusi Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar të dhënat më të reja lidhur me shpenzimet e kandidatëve për kryetar komunash për zgjedhjet e 12 tetorit, shkruan Gazeta Infokus.
Këto statistika janë bazuar në shpenzimet që keta kandidatë kanë shpenzuar në rrjete sociale, e ku ky institute ka rënditur 10 kandidatë që kanë shpenzuar më së shumti për reklama dhe promovime digjitale gjatë fushatës zgjedhore. Sipas raportit, kandidati që prin me shpenzimet më të larta është Uran Ismaili, i cili deri më tani ka shpenzuar 6 mijë e 318 euro në reklama në rrjetet sociale. Pas tij renditet Alban Hyseni me 2 mijë e 264 euro, ndërsa në vendin e tretë është Besa Shahini me 1 mijë e 828 euro.
Në këtë listë hyn edhe Perparim Rama, i cili ka shpenzuar 1 mijë e 593 euro për promovim online të fushatës së tij.Në vendin e pestë renditet Zafir Berisha me 808 euro të shpenzuara, pasuar nga Petrit Hajdari me 735 euro, Driton Selmanaj me 724 euro, Gëzim Krasniqi me 658 euro, Natyra Kuqi me 614 euro dhe Shpejtim Bulliqi me 584 euro.