Komisioni i Venecias sa do ta vonoj Ligjin për Përfaqësim?!

Picture of Ina Online
Ina Online

22/06/2025

Javën e ardhshme, në seancë qeveritare pritet të miratohet Propozim-Ligji për Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat në administratën shtetërore dhe publike.

Pas miratimit nga Qeveria, ligji do të dërgohet në Komisionin e Venecias për shqyrtim dhe vlerësim. Sipas praktikave të mëparshme në rastin e Maqedonisë së Veriut, procedura e shqyrtimit në këtë komision ndërkombëtar zgjat zakonisht nga 2 deri në 4 muaj, përcjell INA.

Sipas këtij tajmingu, ligji i tillë pas Venecias mund të hyjë në rend dite dhe të miratohet pas zgjedhjeve lokale.

Pas opinionit të Komisionit të Venecias, propozim-ligji do të procedohet në Kuvend për miratimin përfundimtar.

Ky akt ligjor do të zëvendësojë mekanizmin aktual të njohur si “balancuesi”, i cili deri tani ka qenë instrumenti kryesor për zbatimin e përfaqësimit të drejtë të komuniteteve në institucionet publike.

Megjithatë, mekanizmi i balancuesit ka qenë shpesh objekt debatesh, për shkak të mungesës së efektivitetit dhe zbatimit të njëtrajtshëm në praktikë, duke lënë hapësirë për interpretim të ndryshëm dhe shmangie të qëllimshme në disa raste.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt përforcimit të barazisë dhe standardeve demokratike në përfaqësimin institucional të të gjitha komuniteteve në vend.(INA)

TË FUNDIT

Tony Blair dëshiron ta udhëheqë Gazën sapo lufta me Izraelin të marrë fund

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët me reshje të shiut

Kurti në Nju Jork: Belgjika forcon partneritetin me Kosovën drejt BE-së dhe NATO-s

Përjashtimi i mundshëm i Izraelit, UEFA vendos javën tjetër!

Arsenali në zi, ndërron jetë futbollisti në moshën 21-vjeçare (FOTO)

Bllokimi drejt BE-së, Mickoski dhe Filipçe në “luftë” me rezoluta

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË

Foto: Ilustrim

Arsenali në zi, ndërron jetë futbollisti në moshën 21-vjeçare (FOTO)

Bllokimi drejt BE-së, Mickoski dhe Filipçe në “luftë” me rezoluta