Komuna e Likovës demanton pretendimet për pagesë të dyfishtë për projektin sportiv në Ropalcë

Picture of Ina Online
Ina Online

20/09/2025

Komuna e Likovës ka reaguar ndaj një lajmi të publikuar më 20 shtator 2025 në një nga portalet vendore, ku pretendohej se komuna kishte paguar dy herë për projektin “Terreni i hapur sportiv në fshatin Ropalcë”. Reagimi i plotë i komunës është si vijon:

Reagimi i plotë:

Komuna e Likovës reagon ashpër ndaj lajmit të publikuar më 20.09.2025 nga portali “VOX-AL.COM”, sipas të cilit pretendohet padrejtësisht se Komuna ka paguar dy herë për projektin “Terreni i hapur sportiv në fshatin Ropalcë”.

Ky pretendim është plotësisht i pavërtetë dhe tendencioz. Komuna e Likovës, me përgjegjësi të plotë ligjore e institucionale, garanton para opinionit publik se ky projekt nuk është paguar asnjëherë dy herë. Për pasojë, kërkojmë nga portali dhe gazetarja e përmendur që, brenda afatit më të vonshëm ditën e hënë (22.09.2025), të kërkojnë falje publike për këtë shpifje dhe të vërteten ndaj një standardi minimal të përgjegjësisë profesionale.

Gazetaria ka mision fisnik – t’i shërbejë interesit publik dhe transparencës, jo të shndërrohet në mjet propagandistik të subjekteve të caktuara politike që përmes lajmeve të rreme e shpifjeve përpiqen të manipulojnë qytetarët për përfitime të ngushta politike.

Sqarim për opinionin publik
Gjatë vitit 2019, Komuna e Likovës kishte lidhur një kontratë me ndërmarrjen “KOOP INZHENERING” – Kumanovë (nr. 10-710/8, datë 18.09.2019). Kjo kontratë figuron në sistem si e lidhur, mirëpo nuk është realizuar dhe për rrjedhojë nuk është kryer kurrfarë pagese – asnjë denarë ndaj kësaj ndërmarrjeje, nga komuna.

Projekti “Terreni i hapur sportiv në Ropalcë” është realizuar vetëm këtë vit (2025), me mjetet e siguruara nga Ministria e Arsimit në kuadër të shpalljes së parë të Qeverisë, nga fondet e kredisë hungareze. Projekti është në fazën përfundimtare dhe shumë shpejt do të vihet në shërbim të nxënësve dhe komunitetit.

Komuna e Likovës ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë në shërbim të transparencës, llogaridhënies dhe raportimit të drejtë për qytetarët tanë. Përkrahim çdo gazetari profesionale që respekton faktet dhe etikën, por shpifjet dhe dezinformatat nuk do të tolerohen dhe do të ndiqen përmes institucioneve kompetente ligjore”, thuhet në reagimin e komunës së Likovës.(INA)

TË FUNDIT

Mexhiti: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Ahmeti flet për raportet e tij me Kurtin

Sulm kibernetik: Probleme në disa aeroporte evropiane

Prof. Dr. Veland Ramadani në mesin e studiuesve më të cituar në botë sipas Stanford University

Komuna e Likovës demanton pretendimet për pagesë të dyfishtë për projektin sportiv në Ropalcë

Kasami: Hej Tetovë heu trungu i lisit, ti shkëlqimin ia jep plisit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË