Konferenca e NATO-s në Tiranë/ Mesazhi i Mark Rutte: Rrisim shpenzimet për mbrojtjen kibernetike, mbrojtja jonë bëhet më e fortë

Picture of INA
INA

09/10/2025

Shqipëria është vendi mikpritës i delegacioneve nga 32 vendet anëtare të Aleancës, të përfaqësuara nga ministritë e jashtme, të mbrojtjes dhe cyber ambassadors.

Në një mesazh drejtuar konferencës në Tiranë, shefi i NATO-s, Mark Rutte deklaroi se vendet anëtare po rrisin shpenzimet për mbrojtjen kibernetike.

Rutte shtoi se NATO është aleancë e vlerave të përbashkëta dhe se në aleancë askush nuk qëndron i vetëm.

“Kënaqësi e madhe t’u drejtohem konferencës së NATO-s dhe më vjen keq që nuk jam me ju personalisht. Sot tastiera është armë lufte, shënjestron shoqëritë tona çdo ditë, aktorë shtetërore dhe jo shtetërorë punojnë kundër nesh në hapësirën kibernetike, duke u rrekur që të prishin mbrojtjet tona, të ndërhyjnë në shërbimet qeveritare. Në përgjigje të kësaj, NATO vazhdon të bëhet më e fortë në botën dixhitale. 10 vjet më parë, kibernetika u bë fushë operative. Ne jemi stërvitur, kemi kryer operacione në hapësirën kibernetike dhe kundërshtarët e dinë se shkelja e hapësirës mund të vënë në lëvizje nenin 5. Në Belgjikë ne po ngremë një qendër të integruar të kibernetikës në NATO dhe do informojë komandat e NATO-s për kërcënimet e rreziqet në hapësirën kibernetike duke përfshirë edhe infrastrukturën kibernetike dhe ushtarake. Në Hagë, në verë ramë dakord që do të arrijmë shpenzime 5% për mbrojtjen pro edhe për investime të tjera. Kjo do të thotë se mbrojtja jonë do të bëhet më e fortë dhe më rezistente ndaj kërcënimeve kibernetike. Po kështu vendet janë përgjegjëse për mbrojtjen por NATO ofron një rrjet unik përmes të cilit aleatët mund të reagojnë ndaj kërcënimeve kibernetike. Ky forum në Tiranë është i jashtëzakonshëm për të ndarë praktikat më të mira. NATO është aleancë vlerash të përbashkëta dhe do të vazhdojmë të promovojmë një reagim të bazuar në norma dhe të menjëhershëm në hapësirën kibernetike. Në NATO askush nuk qëndron vetëm, të gjithë së bashku në këtë epokë dixhitale kundër çdokujt që kërkon të na dëmtojë”, theksoi ai.

TË FUNDIT

Ademi: VLEN është nënshtruar plotësisht ndaj VMRO-së, nuk flet më me zërin e shqiptarëve

Osmani: Ju garantojë se në mars ose në prill do të ketë zgjedhje parlamentare

LSDM: VMRO po godet në xhepat e qytetarëve, do të paguhet TVSH edhe për porositë e lira jashtë vendit

Shtrenjtohet TEMU në Maqedoni, gjitha porositë do të taksohen

Parlamenti Evropian ka votuar në favor të Ursula von der Leyen

Ja pamjet se si u arrestua ish-punëtori i UDB-së, Fatmir Sheholli (VIDEO)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË