Konfliketet ndëretnike/ Nismë në Tetovë për formimin e një këshilli

Picture of INA
INA

19/09/2025

Me qëllim parandalimin e konfliktit ndëretnik mes të rinjve, por edhe në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike, komuna e Tetovës, ka filluar nismën për formimin e Këshillit lokal për parandalim, i cili sipas kreut të Komunës Bilall Kasami, do të ketë për detyrë parandalimin e ngjarjeve të pakëndshme mes etniteteve, por edhe kultivimin e vlerave të përbashkëta në Tetovë.

“Alarmi u ngrit nga tentimet e fundit të disa faktorëve që tentojnë që këtë kohezion ndëretnik dhe ndërfetar ta keqpërdorin, andaj e pamë të arsyeshme që këtë këshill komunal për preventivë ta formojmë, me çka do merren masa parandaluese ndaj këtyre dukurive. Kjo është një motivim shtesë se në këtë mbledhje, morën pjesë gjithë faktorët më të rëndësishëm shoqëror në komunën tonë, nga myftinia e Tetovës, kisha ortodokse, prokuroria policia shoqëria civile mediat lokale dhe e morën shumë seriozisht këtë çështje se bashkëjetesa dhe kohezioni ndëretnik e ndërfetare është vlerë të cilën gjithë e duam dhe për të cilën gjithë investojmë”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.

Kasami tha se formimit të këtij këshilli i parapriu edhe hapja e Qendrës Rinore, e cila sipas tij do jetë promotor i vlerave të përbashkëta.

“Ta promovojmë sa më shumë tek të rinjtë tanë që aktivitetet rinore të jenë nga përfaqësues të gjitha komuniteteve, sidomos shqiptarë e maqedonas pra dy komunitete shumicë, me çka do të përcjellim këtë mesazh edhe tek të rinjtë tanë, se ndasitë apo dallimet na bashkojnë dhe nuk na ndajnë, dhe nuk duhet të tolerojmë që këtë kohezion ndëretnik dikush ta prish”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.

Kasami më tej shtoi se Komuna e Tetovës, në bashkëpunim të ngushtë me policinë, prokurorinë, qendrat sociale, shkollat dhe prijësit fetarë, do të ndërmarrë hapa konkret që qytetarët të jetojnë në paqe, harmoni dhe respekt të ndërsjellë, dhe duke parandaluar tentimet e zeza që dikush të prish marrëdhëniet ndëretnike apo ndërfetare./ Alsat.mk

TË FUNDIT

Mickoski: Nuk do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse…

Toksine dhe metale të rënda në ajër në Trubarevë gjatë ditës së zjarrit dhe një ditë pas

Pas Adem Jasharit, komandantët e vërtetë ishin Adem Demaçi dhe Albin Kurti

Hodhi akuza ndaj Kurtit, Haxhi Avdyli “shpërthen” ndaj Edita Tahirit – ia kujton marrëveshjet e dëmshme me Serbinë!

15 persona nën hetime, shkatërruan pyllin prej 6.000 hektarësh

Mexhiti: Hasanbegu po ndryshon, po ndërtohet kanali mbrojtës nga vërshimet që mori 23 jetë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË