Kongresisti amerikan: Perëndimi ka shkuar shumë larg me përkëdheljen e Serbisë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17/01/2023

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, tha se Kosova është një ndër demokracitë më të fuqishme në botë dhe i ka bërë thirrje çdo vendi në NATO dhe çdo vendi në komunitetin ndërkombetar që ta njeh Kosovën.

Torres tha se e shqetëson fakti se Perëndimi ka shkuar shumë larg në përkëdheljen e Serbisë.

“Unë shërbej me krenari si kryesues i Komitetit për shqiptarë në Kosngresin e SHBA-ve dhe mbaj me nder Rolin e Eliot Engel, kampionit historik të komunitetit shqiptar në Kongresin e SHBA-ve. Para pak muajsh une ish në Kosovë se bashku me Hari Bajraktarin për të përcjellë mesazhin se SHBA- të qëndrojn pa mëdyshje me popullin e Kosovës. Kosova është një ndër demokracitë më të fuqishme në botë dhe unë ju bëje thirrje çdo vendi në botë, çdo vendi në NATO dhe çdo vendi në komunitetin ndërkombëtar që ta njeh Kosovën demokratike”, ka deklaruar ai.

“Kosova merton njohje, merton përkrahje në betjën kundër Serbisë e cila është një prokurë ruse dhe ne duhet të mbështesim demokracinë e Kosovës. Me shqetëson fakti se Perëndimi ka shkuar shumë larg me përkëdheljen e Serbisë. Ne duhet medemos ta pranojmë së Kosova është alerte e SHBA-ve, kurse Serbia është dorë e zgjatur e Rusisë dhe ne duhet të kërkojmë vendosmërisht pranimin e Kosovës së Pavarur si demokraci”, ka thënë ai për RTV21.

Përfaqësues të komunitetit shqiptar në New York, takuan Ritchie Torres, me të cilin shkëmbyen mendime për thellim të bashkëpunimit.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zejdi fronti evropian

Zejdi: E qartë se duhet të negociojmë me VMRO-DPMNE, por kemi kushtin tonë (VIDEO)

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Nuk ka heqje dore, të dalim masivisht më 8 maj

Arben Taravari

Taravari komenton ofertën e VMRO, do udhëhiqemi nga interesi kombëtar i shqiptarëve

Foto: LeCanton27

VIDEO/Gazetarja: Eskortat shqiptare në Dubai paguhen 100 mijë € për 3 ditë, janë këngëtare e modele…

besnik bislimi

Bislimi pas takimit në Bruksel: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Distria Krasniqi

Krenari, Distria Krasniqi kampione e Evropës në Xhudo

osmani-kurti-makron-macron

Kthesa e madhe e Francës, si ka ndryshuar qëndrimi ndaj Kosovës ndër vite

policia-kosoves

Kontrabanda/ Policia kap sasi të madhe të duhanit afër Vitisë

OSBE ODIHR2

Zgjedhjet presidenciale – Ja çfarë thanë nga OSBE/ODIHR

INFO

NA NDIQ