Korça, Boboshtica dhe lakrori i famshëm

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17/03/2023

Shkruan Bardhyl Berberi/INA

Korça nuk është vetëm qytet i serenatave, ku kitarat netëve çmënden poshtë dritareve të vajzave të reja, nuk është qyteti që dremit e zgjohet në supin e një mali ku dielli para se të lindë çlodhet në supin e” Ushtarit të Panjohur”. Korça është një qytet që brenda zemrës së tij si kristal mban shumë tradita të lashta që brez pas brezi i ruan dhe i transmeton.

Korça njihet edhe si organizatore e një feste të titulluar si “Festën e Lakrorit “, përmes së cilës shpaloset  një traditë të lashtë kulinare të Korçës.

Parku i madh i qytetit kishte marrë pamjen e një pikniku të madh mbarëpopullor ku ishin ndezur anembanë zjarre dhe amvisat gatuanin. Por jo vetëm qindra e mijra korçarë kishin dalë në këtë festë popullore, por edhe qindra turistë të tjerë e ndjekin këtë festë tradicionale.

Rreth 35 amvise nga Boboshtica, Polena dhe Korça kanë prodhuar më tepër se 200 lakrorë me dy petë që janë pjekur me saç.

Llojet e ndryshëm të lakrorve me presh, qepë e domate, me gjizë, me fasule, hithra, lëpjetra, me vezë dhe me kos kanë qenë janë specialitete me një shije speciale.

Por e veçanta e kësa feste ishte se aty gatuanin lakrorë të gjithë brezat dhe më të rejat përfitojnë mjeshtërinë e më të moshuave të cilat ia u transmetojnë atyre.

Por përveç amviseve që përgatitin lakrorët janë edhe burrat që bëjnë detyrat e tyre. Ata ndezin zjarrin dhe përgatitin saçet me prush sipër për të pjekur lakrorët.

Drejtoresha e mardhënieve me publikun në komunën e Korcës, Sofjola Kotelli thotë për agjencinë e lajmeve INA se kjo traditë e këtyre grave të talentuara transmetohet brez pas brezi duke ruajtur këtë traditë. Bashkia thotë ajo ka 40 vjet që e organizon këtë festë që tashmë ka marrë përmasa mbarë popullore.

Por kjo ka patur një specifikë të veçantë, pasi aty ka patur qindra turistë të huaj që e kanë ndjekur në proces realizimin e këtyre lakrorëve dhe më pas i kanë shijuar.

Një amvise nga Boboshtica thotë se sapo ka mbaruar 20 lakrorë. Boboshtica vendi ku ka lindur lakrori me dy peta dhe i pjekur me saç.

Udhëtojmë drejt Boboshticës, një fshat i bukur mes një gjelbërimi të harlisur vetëm 6 km larg qytetit të Korçës, i cili ka mbi 1500 banorë. Ky vend njihet edhe me ujra të shumta dhe manin e zi që del rakia e famshme e Boboshticës . Sapo futesh në fshat ndesh me banorët e fshatit që kur i pyet për lakrorin me dy peta të thonë se ka qënë teto Vangjelia e jëma e Antonetës që i qante lakrorët.

Vajza e Vangjelisë, Antoneta e trashëgoi më tej këtë zanat duke krijuar një lokal të traditës së bashku me bashkëshortin e saj Maqo Kriston. Por para pak kohësh është ndarë nga jeta edhe Antoneta dhe më pas edhe bashkëshorti i saj aty punojnë tre vajzat e saj Alm, Ana dhe Klodiana, të cilat e kanë marrë zanatin e gatimit nga nëna e tyre.

Po ku qëndron sekreti e pyesim Almën, eh ka shumë mjeshtëri pasi peta duhet të jetë sa më e hollë pastaj edhe përgatitja e gjellës së lakrorit ka mjeshtërinë e saj duke përfunduar me një pjekje optimale.

Lokali mori famë të madhe dhe aty në fletoren e mbresave nga lokali gjen firmat e të gjithë personave Vip të cilët vijnë e shijojnë lakrorin pikërisht këtu në orgjinë. Në librin e mbresave kanë lënë përshtypjee tyre që nga kryeministri Edi Rama, ish presidenti  Ilir Meta, Lulëzim Basha, Ilir Rusmali, Vera Grabocka, Rajmonda Bulku, drejtori i aeroportit të Los Anxhelos në Amerikë etj.
Nuk është çudi që je duke ngrënë drekë kur dëgjon zhurmën e helikopterve të NATO-s me ushtarakë të lartë që vijnë nga Tirana dhe pasi hanë një lakror me saç në Boboshticë largohen përsëri me helikopter.

Por Boboshtica nuk shquhet vetëm për lakrorët me saç, por edhe për rakinë e manit të zi për qilimat e punuar në vegël etj. Këtu gjen gjithçka bio të gatuar me mjeshtëri sipas traditës. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zejdi fronti evropian

Zejdi: E qartë se duhet të negociojmë me VMRO-DPMNE, por kemi kushtin tonë (VIDEO)

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Nuk ka heqje dore, të dalim masivisht më 8 maj

Arben Taravari

Taravari komenton ofertën e VMRO, do udhëhiqemi nga interesi kombëtar i shqiptarëve

Foto: LeCanton27

VIDEO/Gazetarja: Eskortat shqiptare në Dubai paguhen 100 mijë € për 3 ditë, janë këngëtare e modele…

besnik bislimi

Bislimi pas takimit në Bruksel: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Distria Krasniqi

Krenari, Distria Krasniqi kampione e Evropës në Xhudo

osmani-kurti-makron-macron

Kthesa e madhe e Francës, si ka ndryshuar qëndrimi ndaj Kosovës ndër vite

policia-kosoves

Kontrabanda/ Policia kap sasi të madhe të duhanit afër Vitisë

OSBE ODIHR2

Zgjedhjet presidenciale – Ja çfarë thanë nga OSBE/ODIHR

INFO

NA NDIQ