Kosova mban sot zgjedhjet lokale/ Hapen qendrat e votimit në të gjithë vendin, mbi 2 milionë qytetarë pritet të votojnë

Picture of Ina Online
Ina Online

12/10/2025

Kosova mbahen sot zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se vendvotimet në të gjitha komunat e Kosovës do të jenë të hapura nga ora 7:00 deri në 19:00. Sipas të dhënave të KQZ-së, në mbarë vendin janë organizuar 938 qendra votimi me gjithsej 2.625 vendvotime.

Për qytetarët që votojnë nga jashtë vendit, është mundësuar votimi me postë, proces që ka nisur më 17 shtator dhe ka përfunduar më 11 tetor. Të drejtë vote kanë 2 milionë e 69 mijë e 98 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.

Zgjedhjet lokale mbahen në të gjitha komunat e Kosovës, përfshirë edhe ato me shumicë serbe në veri të vendit. Për më shumë se dy vjet, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi u udhëhoqën nga kryetarë shqiptarë. Kjo pasoi dorëheqjet e përfaqësuesve të Listës Serbe në nëntor të vitit 2022, në shenjë proteste ndaj vendimit të autoriteteve të Kosovës për t’i hequr nga qarkullimi targat serbe të automjeteve.

Në prill të vitit 2023, serbët e veriut duke ndjekur udhëzimet e Listës Serbe i bojkotuan zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale. Bojkotim kishte edhe një vit më vonë, në prill të vitit 2024, gjatë votimit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë.

Në zgjedhjet e sotme, Lista Serbe ka kandidatë për kryetarë komunash në të dhjetë komunat me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç, Zubin Potok, Graçanicë, Shtërpcë, Novobërdë, Kllokot, Partesh dhe Ranillug, si dhe në Obiliç.

Kandidatë në komunat me shumicë serbe kanë edhe disa parti tjera serbe: Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Demokracia Serbe, Lëvizja Popullore Serbe, Aleanca e Kosovës, si dhe disa iniciativa qytetare. Institucionet e Kosovës dhe misionet ndërkombëtare u kanë bërë thirrje qytetarëve të votojnë lirshëm dhe pa ndikime të jashtme

TË FUNDIT

VMRO-DPMNE: A e shpëtoi Spasovski “Pulse” nga ndëshkimi dhe cili është roli i tij në këtë aferë

Tarifat e Trumpit për drurin dhe mobiliet hyjnë në fuqi, preken edhe tregtarët në Kosovë

Promovimi i librit “Masakrat në Kosovë 1998–1999” të Shkëlzen Gashit në Shkup

Votat e mërgimtarëve përcaktuese, nëse do të ketë balotazh në këto pesë komuna

11 vjet nga droni shqiptar në Beograd

Begaj uron Kosovën pas fitores ndaj Suedisë: Djemtë tanë na bëjnë krenarë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË