Krasniqi: ShBA’të nuk do të mbajnë më raporte me Qeverinë e Albin Kurtit

Picture of INA
INA

20/09/2025

Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i është dashur një javë kohë që të deklarohet rreth vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullim të Dialogut Strategjik me Kosovën, shkaku i veprimeve të tij. Teksa e komentoi këtë vendim në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se “nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime”, teksa akuzoi partitë tjera se po e stërmadhojnë këtë çështje.

Nga e gjithë deklarata e Kurtit, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se ka vetëm një të vërtetë, saktësisht pjesa ku ai tha se raportet e Kosovës me ShBA’në tejkalojnë Qeverinë.

Sipas Krasniqit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të kenë më raporte, shkruan Reporteri.net.

“Prej krejt asaj që tha, vetëm një e vërtetë është: që raportet i tejkalojnë qeveritë. Qeverinë e Albin Kurtit ky raport e ka tejkalu. Me Qeverinë e tij më raporte ShBA’të nuk kanë e as s’kanë me pas, mbajeni mend”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai tha se me kursin e Kurtit nuk ka shancë të rikuperohet ky raport.

“Me kursin e Kurtit nuk ka shancë me u rikuperu ky raport. Me dal me relativizu me thanë jo s’është pezullu dialogu strategjik, por planifikimi i tij…”, tha Krasniqi në RTV Dukagjini.

Krasniqi tha se ky është “dëmi më i madh që i ka ndodhë raportit strategjik të Kosovës me ShBA’të”.

Në mbledhjen e djeshme, Kurti tha se dallimet me Amerikën janë në fushën e diplomacisë, saktësisht veprimet ndaj strukturave ilegale në Kosovë, duke thënë se mospajtime kanë “për çështje operacionale dhe taktike”.

“Në shtyllën e diplomacisë, kemi disa dallime ku shumë shpesh kanë të bëjnë me qëndrimet tona në raport me Serbinë dhe veprimet ndaj strukturave ilegale në Kosovë. Përderisa pajtohemi për vlera, interesa dhe qëllime, ndonjëherë jo edhe për çështje operacionale dhe taktike”, tha Kurti.

Ai tha se marrëdhëniet e Kosovës dhe ShBA’së janë të thella dhe se tejkalojnë qeveritë.

Kurti theksoi se kanë komunikim të vazhdueshëm me ambasadën amerikane.

”Raportet, marrëdhëniet dhe lidhjet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të popujve tanë janë të thella dhe i tejkalojnë qeveritë. Ne jemi të bindur se komunikimi i vazhdueshëm, i cili është i rregullt, do të bëj të mundur që të vazhdojmë të ecim përpara së bashku”, tha Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Për vendimin e ShBA’së për pezullim të dialogut njoftoi Ambasada, ku tha se kjo u bë për shkak shqetësimeve për veprimet e qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar produktivisht me Kosovën në prioritetet e përbashkëta.

Sipas ambasadës, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve.

“Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar pa afat Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve për veprimet e qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar produktivisht me Kosovën në prioritetet e përbashkëta.

Mbetemi të përkushtuar në avancimin e interesave të përbashkëta të përbashkëta nga Shtetet e Bashkuara dhe populli i Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitetin e ndërsjellë ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve”, u tha në njoftim.

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur keqardhje dhe shqetësim të thellë rreth këtij vendimi.

Osmani ka thënë se Presidenca do të angazhohet maksimalisht e me përkushtim të lartë që ky dialog të rifillojë sa më shpejt.

E para e vendit ka deklaruar se çështja e aleancës me SHBA-të, është çështje strategjike që kërkon unitet politik dhe angazhim të të gjithëve në Kosovë, duke shtuar se secili duhet ta marrë me seriozitetin dhe përgjegjësinë maksimale ruajtjen e kësaj aleance të shenjtë.

Dialogu Strategjik është një proces që Departamenti i Shtetit i SHBA-së në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

Ky proces përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Washington, ose në vendin përkatës, mbi një gamë të gjerë temash si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik, etj.

SHBA-ja ka zhvilluar dialog strategjik gjatë viteve të fundit me Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Rumaninë, Austrinë, Poloninë, Slloveninë, Moldavinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Katarin, Omanin, Bahrejnin, Egjiptin, etj.

SHBA-ja përfshihet në dialog strategjik jo vetëm me shtete, por edhe me organizata ose lëvizje të vendeve që ajo nuk i konsideron aleate, si Lëvizja demokratike bjelloruse e udhëhequr nga Sviatlana Tsikhanouskaya. /Reporteri.net/

TË FUNDIT

Prof. Dr. Veland Ramadani në mesin e studiuesve më të cituar në botë sipas Stanford University

Komuna e Likovës demanton pretendimet për pagesë të dyfishtë për projektin sportiv në Ropalcë

Kasami: Hej Tetovë heu trungu i lisit, ti shkëlqimin ia jep plisit

Zbulohet e vërteta pas puthjes së Meritonit dhe Erjolës, çfarë po ndodh mes tyre?

Betim Hasani, 8-vjeçari nga Saraji shpallet kampion në matematikë në Zvicër

Izet Mexhiti: Një natë e paharrueshme në Serovë, tek Konaku i familjes Haxhi Ali Iseni

ME TE LEXUARA

1
Prof. Dr. Veland Ramadani në mesin e studiuesve më të cituar në botë sipas Stanford University
1
Komuna e Likovës demanton pretendimet për pagesë të dyfishtë për projektin sportiv në Ropalcë
1
Kasami: Hej Tetovë heu trungu i lisit, ti shkëlqimin ia jep plisit
1
Zbulohet e vërteta pas puthjes së Meritonit dhe Erjolës, çfarë po ndodh mes tyre?
1
Betim Hasani, 8-vjeçari nga Saraji shpallet kampion në matematikë në Zvicër

LEXO MË SHUMË

Prof. Dr. Veland Ramadani në mesin e studiuesve më të cituar në botë sipas Stanford University

Komuna e Likovës demanton pretendimet për pagesë të dyfishtë për projektin sportiv në Ropalcë

Kasami: Hej Tetovë heu trungu i lisit, ti shkëlqimin ia jep plisit

Zbulohet e vërteta pas puthjes së Meritonit dhe Erjolës, çfarë po ndodh mes tyre?

Betim Hasani, 8-vjeçari nga Saraji shpallet kampion në matematikë në Zvicër

Izet Mexhiti: Një natë e paharrueshme në Serovë, tek Konaku i familjes Haxhi Ali Iseni