Kryeministri Kurti në SHBA nderon 85-vjetorin e ditëlindjes së Joe DioGuardit

Picture of INA
INA

28/09/2025

Sokol Paja/Gazeta Dielli

Në një ceremoni festive dhe përplot emocione, organizuar nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane me mbështetjen e gjerë të organizatave dhe shoqatave shqiptare në Amerikë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ishte i pranishëm për të nderuar kontributin jetësor të Joe dhe Shirley DioGuardit në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fjalën e tij kryesore, Kryeministri Kurti vlerësoi lart përkushtimin, vizionin dhe lidershipin e DioGuardëve në mbrojtje të interesave shqiptare. Ai theksoi rëndësinë jetike të punës së tyre në lobimin pranë Presidentëve amerikanë Bill Clinton dhe George W. Bush për çlirimin dhe më pas pavarësinë e Kosovës. Kurti solli në vëmendje edhe sakrificat e vëllezërve Bytyqi dhe kontributin e Batalionit “Atlantiku”, duke e cilësuar çiftin DioGuardi si “heronj të gjallë të kombit shqiptar”.

Me një gjest simbolik dhe mirënjohës, Kryeministri Kurti i dhuroi z. Joe DioGuardi një helmetë ilire të punuar në filigram dhe një libër për Skënderbeun, ndërsa znj. Shirley DioGuardit i dhuroi një punim të gastronomisë tradicionale kosovare, realizuar me mjeshtëri në filigram.

Ceremonia u zhvillua në kuadër të festimeve të përvjetorit të 75-të të lindjes së znj. Shirley DioGuardi dhe 85-vjetorit të z. Joe DioGuardi, në praninë e dhjetëra përfaqësuesve të komunitetit shqiptaro-amerikan, personaliteteve publike dhe përkrahësve të çështjes shqiptare në SHBA.

Në qendër të eventit ishte dokumentari “Një jetë kushtuar lirisë”, i cili solli historinë dhe veprimtarinë e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe rolin kyç të DioGuardëve në promovimin e të drejtave të shqiptarëve, veçanërisht gjatë kohës së regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviçit.

Në fjalimet e mbajtura nga organizatorët Agim Aliçkaj, Behlul Gashi, Ismer Mjeku dhe anëtarë të tjerë të komunitetit u veçua ndihmesa e pakursyer e çiftit DioGuardi në çështjet shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe trojet etnike shqiptare.

Z. Joe DioGuardi prezantoi gjatë ceremonisë edhe librin më të ri, të kushtuar veprimtarisë së Ligës në mbështetje të kauzës kombëtare. Ndërkaq, znj. Shirley DioGuardi falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e Ligës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të diasporës shqiptare në SHBA për avancimin e çështjes shqiptare në institucionet amerikane.

Personalitete të shumta mbajtën fjalime në nder të çiftit DioGuardi, përfshirë:

Christopher Hyland, i cili vlerësoi punën e DioGuardëve në Senat dhe Kongres për avancimin e çështjes së Kosovës,

Edward Cox, që theksoi integritetin dhe pasionin e Joe DioGuardit në përfaqësimin e interesave të shqiptarëve,

Dr. Elmi Berisha, Kryetari i Federatës “Vatra”, i cili propozoi simbolikisht që emrat e DioGuardëve të jenë “Kosova” dhe “Shqipëria”, duke i cilësuar ata si “patriotë të shkëlqyer dhe qënie njerëzore të mrekullueshme”.

Ndër të pranishmit që dhanë vlerësime të veçanta ishin edhe Vedat Gashi, David Tubiolo, Diamant Hysenaj, përfaqësues të Shoqatës “Mërgata Shqiptare”, Marko Kepi nga “Rrënjët Shqiptare”, dhe përfaqësues të “Komunitetit Shqiptar të Teksasit”.

Në mbyllje të ceremonisë, Merita Halili interpretoi himnet kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Shqipërisë dhe Kosovës, duke i dhënë aktivitetit një notë solemne dhe atdhetare.(INA)

TË FUNDIT

Xabi Alonso reagoi pas humbjes nga Atletico: Jemi të lënduar

Marin Mema ‘shpërthen’ ndaj Bajram Begajt: Kjo është tradhti ndaj kombit – zëvendësojnë shqiptarët me…!

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Fati e zgjodhi Manastirin — një veturë e re FORD KUGA nga lozha instant “Titanium” e Lotarisë Shtetërore!

Tuna publikon këngën e re (VIDEO)

Familja e Gjestit vendos të mos mbajë të pame për djalin e tyre

ME TE LEXUARA

1
Xabi Alonso reagoi pas humbjes nga Atletico: Jemi të lënduar
1
Marin Mema ‘shpërthen’ ndaj Bajram Begajt: Kjo është tradhti ndaj kombit - zëvendësojnë shqiptarët me…!
1
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
1
Fati e zgjodhi Manastirin — një veturë e re FORD KUGA nga lozha instant "Titanium" e Lotarisë Shtetërore!
1
Tuna publikon këngën e re (VIDEO)

LEXO MË SHUMË

Xabi Alonso reagoi pas humbjes nga Atletico: Jemi të lënduar

Marin Mema ‘shpërthen’ ndaj Bajram Begajt: Kjo është tradhti ndaj kombit – zëvendësojnë shqiptarët me…!

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Fati e zgjodhi Manastirin — një veturë e re FORD KUGA nga lozha instant “Titanium” e Lotarisë Shtetërore!

Tuna publikon këngën e re (VIDEO)

Familja e Gjestit vendos të mos mbajë të pame për djalin e tyre