Kryetari i Butelit Kostovski i çon “selam” hoxhës së xhamisë së Butelit

Picture of INA
INA

17/10/2025

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka reaguar pas hutbes së mbajtur nga hoxha i xhamisë në Butel 2, ku sipas tij, u bënë thirrje politike që shqiptarët të mos e votojnë atë për shkak të përkatësisë së tij etnike si maqedonas. Përmes një reagimi publik, Kostovski thekson se predikimet fetare nuk duhet të përdoren për fushatë politike dhe liston disa nga projektet e realizuara në këtë komunë, të cilat, siç thotë ai, janë për të gjithë qytetarët pa dallim etnie.

Reagimi i plotë:

Dua personalisht ta përshëndes hoxhën e xhamisë në Butel 2. Dua t’i them vetëm disa fjali. Hoxhë, në hutben e ditës së sotme të xhumasë, është dashur të predikosh atë që mëson Islami si fe, dhe jo të thuash që shqiptarët nuk duhet të votojnë për Darko Kostovskin vetëm sepse është maqedonas. Madje the që më mirë të votojnë për BDI-në. (Ata që nuk kanë bërë asgjë në Butel.)

Çfarë të pengon, hoxhë?

Që në Butel 2 po ndërtohet një çerdhe e re për fëmijët tanë?

Që në shkollën “Panajot Ginovski” në Butel 2 është bërë fasadë e re?

Që Luboteni pas 30 vitesh po merr ujë të pastër?

Që Vizbegu mori shkollë të re?

Që në Shkupin e Veriut po investohen më shumë se një milion euro?

Që para Vitit të Ri do të vëmë gurthemelin për një poliklinikë të re?

Dhe në fund, a duhej sipas teje që unë të mos ndërtoja asgjë për shqiptarët, vetëm sepse janë shqiptarë?

Të jesh i sigurt se të dielën, gjithë populli – përfshirë edhe shqiptarët – do ta ndëshkojnë ashpër këtë sjellje tuajën të mjerueshme.

Populli do zhvillim dhe projekte, do të ardhme për fëmijët e tyre.

TË FUNDIT

Kasami: Me VLEN-in sollëm 80 milionë euro për komunat shqiptare

Elmazi: “Oj nanë, me ty e nisa, me ty po e mbaroj këtë fushatë. Zoti e bëftë hajr për të gjithë!”!

Ibrahimi nga Tetova: Shtatëshja do t’ia fikë dritat AKI-së dhe BDI-së

Buzhala komenton foton e Ahmetit dhe Ramës: Bravo Prpo

Menduh Thaçi: Mos besoni që do talleni me shqiptarët – mos të mendojnë se ne jemi të dorëzuar (video)

Kim Mehmeti – midis letërsisë, identitetit dhe politikës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË