Ku po shkoni në Evropë pa gjuhën shqipe?

Picture of INA
INA

20/08/2023

Muhamer Pajaziti

Të përkushtuar për integrimin në mes shteteve anëtare, BE-ja në mënyrë proaktive promovon lirinë e qytetarëve të saj që të flasin dhe të shkruajnë në gjuhën e tyre.

Respekti për diversitetin gjuhësor dhe kulturor është mishëruar në Kartën Evropiane të të Drejtave Themelore të miratuar nga liderët e BE-së në vitin 2000.

Ajo nuk mbulon vetëm 24 gjuhët zyrtare të Unionit, por edhe shumë gjuhë regjionale dhe të pakicave që fliten në segmente të popullsisë së saj.

Por çfarë bëjnë maqedonasit, ku është dallimi, a është e vështirë për të gjetur arsyet se pse Bashkimi Evropian ka nevojë për 24 gjuhë zyrtare, e Maqedonia nuk është në gjendje të zyrtarizojë gjuhën e popullit etnik i cili përbën rreth 30 për qind të popullsisë.

Arsyet nuk janë vështirë për tu gjetur, ato janë: demokracia, transparenca dhe e drejta për të ditur, të cilat mentaliteti maqedonas nuk dëshiron t’i pranojnë.

Si është e mundur që Bashkimi Evropian legjislacionin e miratuar e boton dhe vë në dispozicion në 24 gjuhë zyrtare, ndërkaq shqiptarët në Maqedoni këtë të drejtë akoma e kanë të mohuar?! Pse edhe Maqedonia nuk respekton parimin themelor të BE që të gjithë qytetarëve të saj dhe përfaqësuesve të zgjedhur t’u ofrojë mundësinë të komunikojnë me institucionet në gjuhën e tyre kombëtare?!

Në Evropë nuk mund të ketë standarde të dyfishta sikur tek ne, në mes të mëdhenjve dhe të vegjëlve. Anëtarët bullgarë ose grek të Parlamentit Evropian janë në gjendje të flasin në emër të zgjedhësve të tyre në të njëjtën mënyrë si një anëtare nga Gjermania apo Franca.

TË FUNDIT

Gruaja me mbulesë ishte bërë gati për të hyrë në Big Brother VIP Kosova 4, por e anuloi në minutat e fundit

Ambasada e SHBA-së në RMV: Lotaria e vizave DV-2027 ende nuk është hapur, kujdes nga mashtrimet

Taravari takon ambasadorin francez Le Rigoleur

14 mijë euro i ka vetëm dhëmbët, kjo është banorja e BBVK që njihet për jetën luksoze

Big Brother VIP Kosova 4 hap dyert, këto janë banorët e parë

Sela: Mund të jem pjesë e Qeverisë, por kam tre kushte!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË