Sot është dita e parë e hyrjes në fuqi e ndalesës për përdorimin e celularëve dhe kufjeve gjatë kalimit të rrugës.
Mund të gjobiteni deri në 40 euro nëse jeni duke folur në celular, jeni me kufje, apo duke bërë scroll në kalim këmbësorësh.
Kjo vlen si për këmbësorët, po ashtu edhe çiklistët apo ata që ngasin trotinetë.
I ndaluar përdorimi i të gjitha pashijeve elektronike që e shpërqendrojnë kalimtarët.
“Zgjidhjet ligjore futen me qëllim eliminimin e disa zakoneve tek këmbësorët dhe drejtuesit e kategorive të caktuara të automjeteve. Ndër to, një këmbësor është i detyruar kur lëviz në një rrugë rrugore sipas kushteve të përcaktuara nga ky ligj, ose kur kalon rrugën dhe shtegun e biçikletave ose korsinë e biçikletave, të lëvizë dhe të kalojë me kujdes pa përdorur pajisje elektronike, të tilla si kufje, telefon celular, tabletë, orë të mençur ose një pajisje tjetër elektronike, e cila zvogëlon vëmendjen, ndërsa kalon rrugën rrugore dhe shtegun e biçikletave ose korsinë e biçikletave”, tha Goce Andereev, zëdhënës i MPB.
Sipas ndryshimeve ligjore, nga Viti i Ri, dënimet për shoferët që kalojnë semaforin e kuq ose parkojnë në mënyrë të paligjshme do të jenë të rrepta, dhe të cilët do të kapen nga kamerat “Safe City”. Që nga 1 janari 2026 sistemi i blic-radarëve do të dërgoj gjobën e tejkalimit të shpejtësisë në adresë të shtëpisë. Aktivizimi i “Safe City” do ta rrisë numrin e dënimeve, pret profesoresha në fakultetin e drejtësisë Gordana Llazhetiq.
“Ne për momentin kemi ndryshuar më shumë ligje në aspektin e “Safe City”, duhet opinioni ta kuptojë që keqkuptimi se menjëherë në shkeljen e parë do t’ju merret automjeti, megjithatë, për shkelësit e përsëritur, për ata që drejtojnë në mënyrë të pakujdesshme një automjet me një shpejtësi mbi njëqind e njëzet, le të themi, shpejtësinë e lejuar, është tashmë diçka që është… automjeti po futet në një rutinë të rrezikshme, dhe kjo duhet të merret”, tha Gordana Llazhetiq.
Nga Ministria e brendshme bëjnë thirrje që të respektohen rregullat në trafik sepse do të ketë aksione të shtuara me zero tolerancë për kundërvajtjet të cilat edhe mund të shkaktojnë aksidente me fatalitet.