Shqipëria ja del të marrë atë që i duhej përballë Letonisë, 3 pikët. • Fitojmë për herë të parë në historikun e përballjeve me kundërshtarë, por kjo është fitorja më e rëndësishme e momentit për kuqezinjtë të cilët vazhdojnë ëndrrën e tyre atë të synimit për t’u kualifikuar për në finalet e Botërorit 2026-të. •
Shqipëria e fillon gjithçka mjaft mirë duke spostuar kundërshtarin në gjysmën e fushës së tij gjatë gjithë 45 minutave të para duke rrezikuar në disa raste, deri kur në minutën e 25-të kur Bajrami kombinon mjaft mirë me Laçin që depërton brenda zonës ku njëri prej mbrojtësve kundërshtarë e ndal topin me dorë dhe kuqezinjtë fituan një penallti që këtë herë goditet nga I pagabueshmi, të paktën deri më tani Kristajn Asllani.
Edhe këtë herë nuk gabon mesfushori i ri i Torinosi cili i jep mundësinë e avantazhit kuqezinjvëe dhe festës në Arenën Kombëtare të Tiranës. • Edhe në pjesën e dytë gjithçka fillon me të njëjtin ritëm ku Shqipëria arrin të krijoj raster por është e pasaktë përpra portës kundërshtare.
E gjithë energjia e shpenzuar fillon të japë shenjat e dobëtsis tek kuqezinjtë që në 15 minutat e fundit të ndeshjes rrezikuan shumë ta humbisnin avantazhin me shumë gabime që I dhanë mundësinë Letonisë të na rrezikonte, por për fat vetëm kaq. • 3 pikët janë të Shqipërisë e cila tashmë ringjitet në vendin e dytë në grup, duke zbritur një pozicion më poshtë kundërshtarët e vërtetë, Serbinë e cila paralelisht me ndeshjen tonë, u shkatërruar me 5 gola nga Anglia në Beograd. • Tashmë një muaj pushim, më pas sfida direkte Serbi Shqipëri më 11 nëntor për vendin e dytë, por deri atëherë ne jemi mbi ta.