Janë zbuluar zyrtarisht emrat e këngëtarëve pjesëmarrës në Festivalin e 64-t të Këngës në RTSH, i cili do të shërbejë edhe si përzgjedhës për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision 2026.
Drejtoresha artistike e këtij edicioni, Elhaida Dani, ka shpallur listën me 28 emra që do të ngjiten në skenën magjike të këtij festivali të fundvitit.
Ky vit premton të jetë i pasur me emocione dhe rikthime të rëndësishme. Mes artistëve të njohur dhe të rinj që do të prezantohen për herë të parë, publiku mund të presë surpriza të veçanta.
Një nga duetet më të pritura është Fifi & Tiri Gjoci, të cilët kanë bashkëpunuar edhe më herët dhe tashmë rikthehen në skenën e festivalit.
Një tjetër rikthim i shquar është Vedat Ademi, ndërsa artisti i njohur Alis, i cili në Festivalin e 63-t u vlerësua me vendin e tretë me këngën “Mjegull”, do të garojë përsëri, duke u mundësuar fansave një mundësi tjetër për të shijuar talentin e tij.
Festivali i 64-t do të zhvillohet për katër net me radhë.
Nata e parë dhe e dytë – netë konkurruese ku artistët do të prezantojnë këngët e tyre.
Nata e tretë – e kushtuar nostalgjisë, një natë e dashur për publikun me rikthime dhe momente të veçanta.
Nata e katërt – finalja e madhe ku do të shpallet fituesi që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.
Përveç rikthimeve të njohura, festivali do të ofrojë edhe zëra të rinj që do të kërkojnë vendin e tyre në industrinë muzikore shqiptare, duke e bërë këtë edicion një trampolinë të vërtetë për karrierën e tyre.
Lista e plotë e artistëve pjesëmarrës:
2 FARM
ALIS
EGZON PIRECI
ENDRI KAÇAÇI
ENXHI NASUFI
ERAND SOJLI
ERIK LLOSHI
EVI REÇI
FIFI & TIRI GJOCI
FRENSI
GERTA MAHMUTAJ
GHITI
GRESA GJOCERA & BLEDI KASO
INIS NEZIRI
KAMELA ISLAMAJ
KIMI
KLEANSA SUSAJ
LORENC HASRAMA
LUNA ÇAUSHOLLI
MALVINA LIKAJ
REZARTA SMAJA
RIGERSA LOKA
SARA KAPO
SAVJANA VJERDHA
SHEILA
SIHANA HAXHNIKAJ
THREEX
VEDAT ADEMI
Ky edicion pritet të jetë një ndër më të fortët dhe më të pasurit me emocione, duke përzier talent të njohur dhe zëra të rinj që do të përpiqen të lënë gjurmë në skenën shqiptare dhe më gjerë. /GazetaExpress/