Profesori i Drejtësisë, Paul Williams, është dëshmitari i dytë në Dhomat e Specializuara të Kosovës të Gjykatës Speciale. Williams është paraqitur në bankën e dëshmitarëve të mbrojtjes së ish-presidentit kosovar, Hashim Thaçi, për të dhënë versionin e tij mbi ngjarjet kryesore të luftës në Kosovë.
Williams ka qenë këshilltar falas për delegacionin e Kosovës në Rambuje gjatë muajve shkurt dhe mars të vitit 1999. Ai e ka ndihmuar delegacionin në hartimin e propozimeve të tyre dhe gjatë negociatave për Marrëveshjen e Rambujesë. Po ashtu, Williams ka marrë pjesë në takime me delegacionin kosovar, me figura ndërkombëtare dhe me diasporën e Kosovës, si dhe ka dhënë informacione për shtypin në emër të delegacionit.
PO, KUSH ËSHTË PAUL WILLIAMS?
Paul Williams është profesor në American University, ku ligjëron në School of International Service dhe Washington College of Law, duke mbajtur titullin Rebecca Grazier Professor of Law and International Relations.
Williams është juristi amerikan që ka këshilluar drejtpërdrejt Kosovën: anëtar/këshilltar ligjor i delegacionit në Rambuje, këshilltar gjatë negociatave të statusit përfundimtar në Vjenë dhe kontribues në kornizimin kushtetues. Në vitin 2024 u nderua me Medaljen Presidenciale të Meritave të Kosovës. Si akademik, ai është profesor në American University dhe president/bashkëthemelues i PILPG, organizatë që ofron ndihmë pro bono për negociata paqeje, hartim kushtetutash dhe ndjekje të krimeve të luftës.
Williams është president dhe bashkëthemelues i Public International Law & Policy Group (PILPG) – një organizatë joqeveritare që ofron ndihmë pro bono për shtete dhe qeveri në negociata paqeje, hartimin e kushtetutave paskonfliktuale dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës. Për disa vite ka shërbyer edhe si konsulent në Bosnian Institute me qendër në Londër.
WILLIAMS TREGON ROLIN E DINO ASANAJT NË UÇK
Gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës të Gjykatës Speciale, Paul Williams u pyet për rolin e Dino Asanajt në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai u shpreh se Asanaj kishte kërkuar nga UÇK-ja të bashkëpunonin me të.
“Përshtypja ime ishte se kjo ishte një iniciativë e tij drejt anëtarëve të UÇK-së, ku u kërkua të punonin me mua për të ndihmuar delegacionin në ruajtjen e kohezionit, si brenda anëtarëve të UÇK-së, ashtu edhe brenda delegacionit”, tha Williams.
WILLIAMS: KOSOVARËT SHQETËSOHESHIN PËR VETËQEVERISJEN PAS RAMBUJESË
Paul Williams ka deklaruar se qytetarët e Kosovës ishin të shqetësuar për vetëqeverisje pas Marrëveshjes së Rambujesë. “Kosovarët përjetonin të njëjtën narrativë dhe ishin të shqetësuar se, nëse Marrëveshja e Rambujesë do të ishte e suksesshme, do të sillte njëfarë lloji vetëqeverisjeje, dislokimin e trupave të NATO-s dhe organizimin e zgjedhjeve nën vëzhgimin e OSBE-së”, tha Williams.