Kush ishte Arkitekt Sinani, shqiptari që ndryshoi Perandorinë Osmane?

Picture of Ina Online
Ina Online

12/11/2024

Mimar Sinani ose Arkitekt Sinani u lind më 29 maj 1489 në afërsi të Kajserit në kohën e Perandorisë Osmane dhe vdiq më 17 korrik 1588 në Stamboll, Turqi.

Ai njihet si shqiptari që i dha formën shtetit turk.

Si i ri, Sinani ishte radhitur në repartet e Jeniçerëve të Sulltanit. Gjatë fushatave në rajone të ndryshme si ushtar i Sulltan Sulejmanit të Mrekullueshmit, ai u njoh me arkitekturën në vende të ndryshme duke filluar nga Egjipti, Persia, Siria (Xhamia e Hysref Pashës) etj.

Karriera e tij si arkitekt është e njohur pas ndërtimit të urës mbi Lumin Prut, [Moldavi]. Këtë urë, Sinani e projektoi dhe ndërtoi brenda 13 ditëve që ti shërbente Ushtrisë së Sulltan Sulejmanit (të ashtuquajturit “Kanuni” ose “Ligjvënësi”), i cili po merrte pjesë në fushatën e Kara Budanit.

Nga ky moment, Sulltan Sulejmani e mbante Sinanin afërsi dhe me urdhër të tij më vonë punoi si kryearkitekt i Perandorisë.

Evropianët e krishterë, Sinanin e krahasonin me Mikelanxhelon dhe e thërrisnin “Mikelanxheloja i Orientit”. Sinani si kryearkitekt punoi edhe gjatë kohës së sundimit të Selimit II dhe Muratit III.

Projektet e kryera nën mbikëqyrjen e tij ndahen në tri drejtime: ndërtimet e Kultit, Ushtarake dhe Civile.

Gjatë karrierës së tij, Sinani projektoi objektet më të mëdha dhe simbolike të Perandorisë si: Xhamia Shehzade Mehmetit (i biri i vdekur i Sulltan Sulejmanit), xhamia Sulejmania në Stamboll si edhe Selimijen në Edrene. Për shërbimet e bëra u quajt Koxha Sinan (Sinani i Madh)

Nga arkitektët moderne të tona ditëve, puna e Sinanit vlerësohet për përdorimin e Gurit dhe për akustikën e objekteve.

TË FUNDIT

Fatmir Limani: (Kundër)kandidat-ët

Blerand Ramadani: As fitorja Sarajit, Çairit dhe Tetovës nuk do të jetë plotë pa Çashkën

Arsim Dalipi sfidon Mendi Qyrën: Kush merr një votë më pak në rrethin e parë, të tërhiqet nga gara!

Fitorja historike e Shqipërisë ndaj Serbisë, reagon Rita Ora

G Bani tërhiqet nga “Kënga Magjike”, kjo është arsyeja

Shqipëria i fut në sherr serbët, futbollisti shpërthen ndaj trajnerit: Ti je tradhtar

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË