Ky është autori i vrasjes së dyfishtë në Çellopek

Picture of Ina Online
Ina Online

27/12/2023

Autori i dyshuar i vrasjes në Çellopek të Tetovës është Ilmi Ismaili, 60 vjeçar nga ky fshat, mëson INA nga burime jozyrtare.

Incidenti ndodhi sherri i një prone vendparkimi. Pas një zënke 60 vjeçari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy familjarëve, duke i lënë të vdekur, ndërsa një familjar i tretë ka pësuar plagë të rënda.

Siç mësohet, i dyshuari para disa viteve ishte kthyer nga mërgimi dhe jetonte në fshat.

Policia e Tetovës ka konfirmuar incidentin e rëndë, duke njoftuar se autori vrasjes është një 60 vjeçar, dhe se ai është në lidhje familjare me dy viktimat.

“Zyrtarët policor të SPB Tetovë kanë ndaluar 60 vjeçarin me inicialet I.I nga ky fshat, pas një njoftimi se në ora 14.00 me armë zjarri ka vrarë dy familjarë të tij dhe një ka plagosur. Edhe dorasi po ashtu ka mbetur i plagosur të shkaktuara nga armë zjarri. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, përcjell INA.

SPB-Tetovë tani për tani nuk mundi të konfirmojë identitetin dhe moshën e dy të vrarëve dhe të plagosurit.(INA)

TË FUNDIT

Popull me tre shtete pa shtet shqiptar

Lista e kandidatëve të ZNAM në Kumanovë kësaj radhe pa asnjë shqiptarë

BDI: Shkupi digjet, Izeti krihet!

Halil Geci: Edhe pa Kurtin, populli nuk e dorëzon Mitrovicën

Dele Alli ka edhe një shans në Championship të Anglisë, është në bisedime me tre klube…

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

ME TE LEXUARA

1

Dele Alli ka edhe një shans në Championship të Anglisë, është në bisedime me tre klube...

LEXO MË SHUMË