Ky është Blerant Ramadani, një emër i ri që synon Komunën e Sarajit me vizion modern dhe përvojë botërore!

Picture of Ina Online
Ina Online

06/08/2025

Prezantimi i kandidatit të AKI-së për Komunën e Sarajit – Blerant Ramadani
Aleanca Kombëtare për Integrim(AKI) ka prezantuar kandidatin për kryetar të komunës së Sarajit, Blerant Ramadani.

Por kush është Blerant Ramadani, ja biografia e tij

Në një kohë kur politika shpesh shihet si fushë e premtimeve boshe, Blerant Ramadani po sjell një frymë krejtësisht të re – atë të dijes, përvojës ndërkombëtare dhe lidershipit modern, të bazuar në rezultate konkrete. Historia e tij është ajo që shumë shqiptarë kanë ëndërruar: një djalë i thjeshtë nga Saraji, që me talent dhe punë të palodhur arrin majat e shkencës botërore dhe tani kthehet për t’ia kthyer komunës së tij dinjitetin dhe zhvillimin që meriton.

• Doktorand në Elektro-Inxhinieri në UKIM (Universiteti Kiril dhe Metodij), me notë mesatare 10.00, me dhjetëra punime shkencore që sot përdoren si referencë nga ekspertët ndërkombëtarë.

• Magjistër në Elektro-Inxhinieri në UKIM, duke dëshmuar përkushtim dhe standarde të larta akademike.

• I diplomuar në Maqineri – Energjetikë, me rezultate të shkëlqyera, duke krijuar bazën e fortë të ekspertizës së tij teknike.

• Magjistër në Menaxhimin e Projekteve, duke kombinuar dijen teknike me aftësitë e menaxhimit strategjik në fusha të mëdha zhvillimore.

Sot, si Asistent Profesor në Universitetin “Nënë Tereza”, Blerant Ramadani jo vetëm që vazhdon rrugën e shkencës, por edhe formon liderët dhe inxhinierët e së ardhmes, duke investuar dijen e tij te gjenerata e re shqiptare.

Me një karrierë ndërkombëtare mbresëlënëse, ai ka përfaqësuar vendin në projektet e NASA-s, është trajnuar nga NATO, ka marrë pjesë në Forumin Botëror të Demokracisë në Strasburg, dhe është alumnus i programit prestigjioz ACYPL – American Council for Young Political Leaders në Washington, si dhe pjesë e Balkan Leaders dhe School for Political Policies. Përvoja dhe rrjeti i tij ndërkombëtar janë kapital i çmuar që Bleranti dëshiron ta vërë në shërbim të komunës së Sarajit.

Pjesëmarrja e tij në konferencat më prestigjioze të energjisë botërore, si IEA – Paris dhe Enlit Europe – Milano, e kanë bërë njohës të thellë të zhvillimit të qëndrueshëm, inovacionit energjetik dhe menaxhimit të projekteve madhore – dije të cilat tani synon t’i kthejë në politika konkrete për qytetarët e Sarajit.

Nga auditorët e Parisit e Milanos, te programet elitare në Washington dhe deri në zyrat e Universitetit në Shkup, rrugëtimi i Blerant Ramadanit është dëshmi se shqiptarët mund të kenë liderë që nuk premtojnë kot, por ofrojnë dije, vizion dhe standarde evropiane të qeverisjes.

Me këtë profil, Blerant Ramadani nuk është vetëm një kandidat për kryetar komune – ai është garancia e një Saraji modern, të zhvilluar dhe të udhëhequr nga mendjet më të ndritura që ka nxjerrë ndonjëherë kjo komunë.

TË FUNDIT

Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë

Filipçe deri te Mickoski: Maqedonia nuk është vilajeti yt, por atdheu ynë, dhe ne do të luftojmë për shtëpinë tonë

Limani: Do të punojmë me dashuri dhe transparencë për Gostivarin

Reagim i fortë nga Arben Taravati pas plagosjes së kandidatit të AKI-së në Kumanovë: “Akt kriminal që tregon dështimin e shtetit!”

Prokuroria në Strugë kërkon dënim efektiv me burg për Ramiz Merkon

Dalin pamjet nga sulmi me armë zjarri në Kumanovë, autori me maskë (VIDEO)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË