Në përmbyllje të debatit në TV21, kryetari i Komunës së Gostivarit dhe kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Valbon Limani, dërgoi një mesazh optimizmi dhe angazhimi për qytetarët e Gostivarit, duke theksuar se procesi i transformimit të qytetit tashmë ka nisur.
“Gostivari ka nisur të ndryshojë, dhe kjo është vetëm fillimi. Të gjitha premtimet tona lidhen me transformimin e qytetit dhe me ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët tanë. Ne do të qëndrojmë gjithmonë pranë tyre, siç kemi qenë deri tani – të përkushtuar, të sinqertë dhe transparentë në punë,” – deklaroi Limani.
Ai shtoi se përkushtimi ndaj qytetit nuk është vetëm detyrim institucional, por edhe emocional.
“Do të punojmë me shumë dashuri për Gostivarin dhe në Gostivar. Ky qytet meriton zhvillim, dinjitet dhe shpresë të re,” – përfundoi Limani në mesazhin e tij.