Limani premton “30 mijë denarë për gjyshërit pensionistë”, Ademi fokusin te “pastërtia e Gostivarit”, kurse Dauti tregon “7 projektet me prioritet”

Picture of Ina Online
Ina Online

04/10/2025

Gostivari duket se është para një zgjidhje të vështirë, pasi tre kandidatët e saj, intensivisht po zhvillojnë fushatë zgjedhore dhe dalin me projekte gjithnjë dhe më madhore.

Ishte dje, kandidati i AKI-së, Valbon Limani i cili mes projekteve të tjera, premtoi edhe 30 mijë denarë në vit për gjyshërit pensionistë të cilët kujdesen për nipërit dhe mbesat e tyre.

“Mirënjohja ndaj tyre është e përjetshme dhe e pafundme, por ne kemi menduar që me të marrë mandatin, të gjithë gjyshërit pensionistë që kujdesen për nipërit dhe mbesat, sepse fëmijët e tyre janë në punë, do të marrin një shumë simbolike prej 30 mijë denarësh në vit nga Komuna. Le të jetë Gostivari vendi i parë që bëhet model i këtij projekti, duke uruar që shumë të tjerë ta ndjekin”, tha Limani.

Ndërkaq kandidati i pavarur, Visar Ademi fokusin më të madh e ka te pastërtia e qytetit, pasi siç shprehet ai, është prioritet për një jetë më të shëndetshme.

“Do të investojmë të paktën 7 kamionë të rinj për Gostivarin ♻️Gostivari prodhon 10 ton mbeturina në ditë, sot mblidhet vetëm 1 ton ⚠️ 9 tonë përfundojnë në deponi të egra që na helmojnë çdo ditë”, thotë Ademi.

Ndërkaq kandidati i VLEN-it, Sebaedin Dauti ka shpalosur shtatë arsyet apo projektet të cilat sipas tij janë arsye se pse gostivarasit duhet ta votojnë atë.

“Infrastrukturë moderne dhe transport i qëndrueshëm
-Ujësjellës, kanalizim dhe menaxhim i ujërave
-Pastërti dhe mjedis i gjelbër
-Arsim cilësor dhe rini inovative
-Shëndetësi e përmirësuar dhe mirëqenie sociale
-Zhvillim ekonomik dhe punësim
-Qeverisje transparente, pa korrupsion”, shpalos Dauti.

TË FUNDIT

Rexhepi: Tetovari nuk blihet, mos luani me dinjitetin e këtij qyteti!

Këta janë 10 kandidatët për kryetar që deri tani kanë shpenzuar më së shumti në rrjete sociale

Dalngadal po rikthehen gjeneratat e reja të KF “Bashkimi” aty ku e kanë vendin

Dauti: Vendoset tabela shqip edhe në vendkalimin kufitar Bellanocë – Stançiq

Jonida Vokshi prek zemrat në njëvjetorin e vdekjes së babait

Limani premton “30 mijë denarë për gjyshërit pensionistë”, Ademi fokusin te “pastërtia e Gostivarit”, kurse Dauti tregon “7 projektet me prioritet”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË