Linjë e re ajrore nga Shkupi drejt Gjermanisë, tre herë në javë do të ketë fluturim drejt Shtutgartit

Picture of INA
INA

29/09/2025

Me fluturimin e parë që u nis sot në orën 06:25 nga Shkupi drejt Shtutgartit, kompania “Wizz Air” ka hapur një linjë dhe destinacion të ri nga kryeqyteti i Maqedonisë drejt Gjermanisë, njofton TAV Maqedonia.

Kompania do të operojë fluturime nga Shkupi për në Shtutgart 3 herë në javë, çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte. Gjatë orarit veror të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, deri më 24 tetor, orari i nisjes është:

E hënë dhe e premte: 06:25 nga Shkupi, me mbërritje në Shtutgart në 11:10 sipas orës lokale.
E mërkurë: nisja në 06:30 nga Shkupi, me mbërritje në 11:10 sipas orës lokale.
Gjatë sezonit dimëror, fluturimet do të jenë gjithashtu të hënave, të mërkurave dhe të premteve, me të njëjtat orare nisjeje dhe mbërritjeje, respektivisht 06:30 dhe 11:30 sipas orës lokale.

Me shtimin e Shtutgartit në hartën e destinacioneve nga Aeroporti i Shkupit, “Wizz Air” ka tashmë 9 linja drejt 9 qyteteve në Gjermani: Shtutgart, Berlin, Dortmund, Baden-Baden, Friedrichshafen, Hamburg, Frankfurt-Hahn, Mynih-Memingen dhe Nuremberg.

Kjo linjë është pjesë e marrëveshjes së kompanisë me Qeverinë.

TË FUNDIT

Takim me luftëtarët shqiptarë të Kroacisë – Ali Ahmeti: Emrat e heronjve tanë mbeten të gdhendur në histori

Flasin nga Shtëpia e Bardhë pasi Edi Rama bëri shaka me Macronin e Aliyevin për presidentin Trump

“Me Gostivarin në zemër”, Valbon Limani prezanton programin 2025-2029

Tragjedi në Kërçove, ndërron jetë i riu Kushtrim Kadriu

Rexhepi: Programi zgjedhor i Aleancës Kombëtarë për Integrim është më cilësori

Bujar Osmani: Asnjë centimetër katror nuk do të ndërtohet pa leje në Komunën e Çairit!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË