Lista Serbe kthen fushatën në lavdi për terroristin e Banjskës, ekspertët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Picture of INA
INA

17/09/2025

Në tubimin e parë zgjedhor të mbajtur në veri të Mitrovicës, Lista Serbe zgjodhi të nisë fushatën jo me platforma konkrete për përmirësimin e jetës së përditshme të serbëve të Kosovës, por me retorikë nxitëse dhe nacionaliste. Në vend të paraqitjes së planeve për zhvillim ekonomik, shëndetësi apo arsim, pjesëmarrësit u përqendruan në glorifikimin e figurave të përfshira në akte të dhunshme dhe në sulme terroriste ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës.

Një nga parullat më të spikatura ishte: “Të gjithë për vëlla Milanin”, një referencë e drejtpërdrejtë ndaj Milan Radoiçiqit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për terrorizëm dhe krime lufte. Tubimi nisi me intonimin e himnit të Serbisë, duke e kthyer ngjarjen në një shfaqje të hapur propagandistike.

Folësit kryesorë nuk adresuan problemet reale të qytetarëve serbë në Kosovë, por u përqendruan në sulme ndaj Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti.

Radoiçiq, i përmendur gjatë tubimit, është identifikuar si lider i grupit të armatosur serb që më 24 shtator 2023 kreu sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Ai gjithashtu dyshohet për krime lufte gjatë viteve ’90 dhe përfshirje në masakrën e Gjakovës, ku sipas hetimeve janë vrarë 106 civilë shqiptarë dhe janë keqtrajtuar mbi 300 të tjerë.

Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se kjo qasje e Listës Serbe – që glorifikon figura të përfshira në dhunë dhe nxit ndasi etnike – rrezikon përkeqësimin e sigurisë dhe dëmton përpjekjet për stabilitet në Kosovë.

Dashevci: Lista Serbe duhet të hetohet dhe dënohet

Eksperti i sigurisë, Arben Dashevci, e cilësoi tubimin e fundit si të papranueshëm dhe të drejtuar nga politikat e Beogradit.

> “Në vend të programeve për mirëqenien e serbëve të Kosovës, Lista Serbe nisi fushatën me glorifikim të terroristit Milan Radoiçiq. Tubimi filloi me himnin e Serbisë dhe parullat ‘Të gjithë për vëlla Milanin’, gjë që tregon qartë politikat destruktive që zbaton kjo parti. Kjo është absolutisht e papranueshme”, tha Dashevci.

Ai kërkoi hetim të plotë ndaj pjesëtarëve të Listës Serbe dhe dënim për deklaratat provokuese. Sipas tij, megjithatë nuk priten incidente ndëretnike, pasi organet e sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me EULEX dhe KFOR, kanë kapacitete të plota për t’i parandaluar.

Gecaj: Glorifikimi i Radoiçiqit është nxitje e urrejtjes dhe dhunës

Eksperti i sigurisë, Hysen Gecaj, paralajmëroi se veprimet e Listës Serbe janë serioze dhe duhen analizuar me kujdes nga institucionet e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare.

> “Thirrjet për ‘çlirim të Kosovës’ dhe glorifikimi i një personi të shpallur terrorist si Milan Radoiçiq janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Këto mund të përbëjnë nxitje të urrejtjes, përçarjes etnike dhe dhunës”, theksoi Gecaj.

Ai kujtoi se sipas Kodit Penal të Kosovës, nxitja e urrejtjes (neni 134) dhe cenimi i rendit kushtetues (neni 141) janë vepra të dënueshme, dhe rastet e tilla duhet të hetohen nga Prokuroria Speciale.

Sipas Gecajt, deklaratat e tilla:

Nxisin polarizim etnik;

Mund të provokojnë reagime nga qytetarët;

Komplikojnë situatën e sigurisë në veri të Kosovës.

Në përfundim, ai theksoi:
“Liria e shprehjes është themel i demokracisë, por nuk përfshin të drejtën për të kërcënuar rendin kushtetues, për të glorifikuar dhunën apo për të nxitur urrejtje. Këto veprime duhet të trajtohen me seriozitet.”

TË FUNDIT

Aliu: Komisioni po analizon rastet në kardiokirurgji, raporti do të jetë publik

Në korrik u paguan 16,5 milionë euro për ndërtimin e autostradave në korridoret 8 dhe 10d

BDI: Mickoski në panik, VLEN drejt shpërbërjes politike

A keni pak “mëshirë”, AKI dhe VLEN?

AKI dhe VLEN-drejt ‘katastrofës’ apo referendum për shqiptarët?

Zjarri në Trubarevë: U vazhdohet paraburgimi edhe për 48 orë personave të arrestuar

ME TE LEXUARA

1
Aliu: Komisioni po analizon rastet në kardiokirurgji, raporti do të jetë publik
1
Në korrik u paguan 16,5 milionë euro për ndërtimin e autostradave në korridoret 8 dhe 10d
1
BDI: Mickoski në panik, VLEN drejt shpërbërjes politike
1
A keni pak “mëshirë”, AKI dhe VLEN?
1
AKI dhe VLEN-drejt ‘katastrofës’ apo referendum për shqiptarët?

LEXO MË SHUMË

Aliu: Komisioni po analizon rastet në kardiokirurgji, raporti do të jetë publik

Në korrik u paguan 16,5 milionë euro për ndërtimin e autostradave në korridoret 8 dhe 10d

BDI: Mickoski në panik, VLEN drejt shpërbërjes politike

A keni pak “mëshirë”, AKI dhe VLEN?

AKI dhe VLEN-drejt ‘katastrofës’ apo referendum për shqiptarët?

Zjarri në Trubarevë: U vazhdohet paraburgimi edhe për 48 orë personave të arrestuar