Lladrovci: Kërçova më shumë se kurrë, ka nevojë për bijtë e vet nga mërgimi!

Picture of INA
INA

30/10/2025

Ramiz Lladrovci

Kërçova më shumë se kurrë, ka nevojë për bijtë e vet nga mërgimi!

Ftoj miqtë e mi nga Kërçova dhe komunat tjera në Maqedoninë e Veriut, si asnjë herë më parë, të bëjnë të gjitha rrugët për të shkuar në votim më 2 nëntor, në veçanti çdo votë e diasporës të udhëtojë në vendlindje ku partitë politike shqiptare, janë në balotazh me partitë maqedonase.

Raundi i parë i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, solli rezultate, të cilat mund të ndikojnë shumë negativisht për të ardhmen e shqiptarëve në disa nga komunat, të cilat ngecën në finalizimin e votës sipas fuqisë reale të shqiptarëve.

Më e rëndësishmja në zgjedhjet e 2 nëntorit, në balotazh, gjendet komuna e Kërçovës, komunë kjo e vendlindjes së Ali Ahmetit. Komunë e lënduar nga mërgimi i shumë qytetarëve dhe mungesa e përkrahjes nga niveli qendror për ngritjen e perspektivës për të jetuar e punuar në vendlindje.

Sot, Kërçova ka nevojë për bashkimin e të gjithë faktorëve shqiptarë të cilët u renditën pas kryetarit Fatmir Dehari. Bashkim i shqiptarëve, pa dallim subjekti e bindje politike, sepse, Kërçova është më shumë se betejë politike për një komunë, është betejë në mes të Ali Ahmetit dhe Hristijan Mickoskit.

Këtë betejë, duhet ta fitojnë shqiptarët, sepse, munden, e kanë fuqinë e trupit elektoral dhe vullnetin për të dalë te kutitë e votimit për të tashmen dhe të ardhmen e vet. Fatmir Dehari është jo vetëm përfaqësues i BDI-së, është bartës i përgjegjësisë për të fituar me shqiptarët, për shqiptarët.

Beteja politike për Kërçovën, është betejë që pret angazhimin e secilit qytetarë të mërguar, o sot, o kurrë. Kërçovarë, dilni zot komunës Tuaj, miq, shokë dashamirë, mos kurseni për Uskanën, për Kërçovën!

TË FUNDIT

Stojkovski-Diro: Kumanovën do ta zhvillojmë bashkë – pa dallime!

Zbulohet edhe një tjetër banor i Big Brother VIP Kosova 4? (FOTO)

Bëhuni gati për pajisjet dimërore, ja prej cilës datë duhet të posedoni?

Tre futbollistë të Besës së Sllupçanit përjashtohen përjetë pas incidentit me KF Aerodrom

EKSKLUZIVE: Dokumenti i rrallë i Hashim Thaçit del në dritë në Fakultetin Filozofik! (FOTO)

Vuçiqi fajëson Turqinë për njohjen e Kosovës nga Siria

ME TE LEXUARA

1
Stojkovski-Diro: Kumanovën do ta zhvillojmë bashkë - pa dallime!
1
Zbulohet edhe një tjetër banor i Big Brother VIP Kosova 4? (FOTO)
1
Bëhuni gati për pajisjet dimërore, ja prej cilës datë duhet të posedoni?
1
Tre futbollistë të Besës së Sllupçanit përjashtohen përjetë pas incidentit me KF Aerodrom
1
EKSKLUZIVE: Dokumenti i rrallë i Hashim Thaçit del në dritë në Fakultetin Filozofik! (FOTO)

LEXO MË SHUMË