“Llaskarca”/ Familjarët protestojnë pas kronikës së Alsat

Picture of INA
INA

15/09/2025

Në parkun përkujtimor të 16 viktimave të tragjedisë së autobusit të “Durmo Turs” në Llaskarcë në vitin 2019-të, pas kronikës së Alsat familjarët protestuan duke shprehur revoltën, se gjysma e të dënuarve nuk kanë filluar vuajtjen e dënimit me burg.

Duke e pasur parasysh se të dënuarit shfrytëzojnë mundësinë ligjore për të kërkuar shtyrje të dënimit për arsye shëndetësore dhe këtë Gjykata e Gostivarit e ka pranuar pas disa refuzimeve, përfaqësuesi ligjor i familjarëve dyshon për keqpërdorime dhe kërkon nga Këshilli Gjyqësor të verifikojë procedurën dhe dokumentacionin.

“Vlerësoj se këto mundësi që janë në ligj janë keqpërdorur nga ana e personave të dënuar dhe qëllimisht nuk e dimë se në çfarë baze e vazhdojnë këtë ndalesë dhe nuk e fillojnë mbajtjen e dënimit… Vlerësojmë se nuk zbatohet aktgjykimi në tërësi nga një pjesë e personave të dënuar dhe apelojmë deri te personat e autorizuar, gjykata që të ndërmarrin veprime që të verifikohen të gjithë ato dokumente shëndetësore që i dorëzojnë në kuadër të kërkesave”, tha Vlladimir Nikollovski, Avokat i familjarëve të viktimave.

Bllagojçe Trpeski, i cili në aksidentin e Llaskarcës humbi djalin e tij 25-vjeçar Jovicën, thotë se pak para se të vijë në protestë, e ka parë duke lëvizur me makinë nëpër Gostivar të dënuarin Durmish Beluli, të cilit Gjykata e Gostivarit ia ka anuluar vuajtjen e dënimit për 3 muaj për arsye shëndetësore.

“Unë tani duke ardhur këtu. Ja për këtë konferencë për shtyp në ora 11, Durmish Beluli me veturë vozit këtu te Bulevardi “Braqa Xhinovski”. Para ca kohësh, i akuzuari i parë është në dasmë në një kafene. Nuk do të lejojmë ne që jemi prindërit e viktimave dhe atyre të lënduarve që të shëtitën ata nëpër Gostivar. Të shkojnë nëpër dasma, ndërsa ne të vdesim. Çdo ditë vdesim. Unë fitova kancer nga streset e tilla që e humba djalin tim”, u shpreh Bllagojçe Trpeski, Familjar.

Siç njoftoi paraprakisht Alsat, pesë muaj pas vendimit të Gjykatës së Apelit, tre nga gjithsej gjashtë të dënuarit për aksidentin e Llaskarcës ndodhen në liri pasi Gjykata e Gostivarit dhe Shkupit ka pranuar shtyrje të dënimit për arsye shëndetësore.

Bëhet fjalë për të dënuarit me nga 10 vjet burg Durmish Beluli, pronar i kompanisë “Durmo Turs” dhe Remzi Miftari, udhëheqës i transportit, por edhe të dënuarin me 5 vjet burg Jane Babarovski, kontrollor teknik. Prej më 6 qershor kanë filluar me mbajtjen e dënimit, shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski i dënuar me 14 vjet burg, udhëheqësi i kontrollit teknik Igor Gkorgjievski i dënuar me 7 vjet burg dhe kontrollori teknik Goran Dukovski, gjithashtu i dënuar me 7 vjet burg./ Alsat.mk

TË FUNDIT

Kasami: Me investimet po e bëjmë qytetin të qasshëm për të gjithë!

Edhe banorët e Strugës ankohen për ndotje të madhe për shkak të mbeturinave

Rubin: Në ’99-tën mësova për marrëdhëniet e CIA me Ramush Haradinajn, ishin në kontakt prej vitesh

8 kandidatë në garë për kryetar të Kumanovës

Ulen çmimet e derivateve të naftës

Meritoni bën postimin e papritur për Rike Roçin, i thotë këto fjalë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË