Lloga dhe Mexhiti të ftuar në Kongresin Botëror të Biznesit Turk, i pranishëm dhe Erdogani

Picture of INA
INA

16/09/2023

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga dhe ai i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti isbin të ftuar në jubileun (10 vjeçar) të Kongresit Botëror të Biznesit Turk, që mbledh në një vend personalitete të biznesit, akademikë, artistë dhe sportistë, me origjinë turke dhe nga vendet mike të Turqisë, nga e mbarë bota.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe krerët më të lartë shtetërorë si presidenti Taip Rexhep Erdogan, Ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, Ministri i Tregëtisë Prof.Dr.Omer Bolat, Kryetari i DTIK, Nail Olpak, si dhe ministra nga disapora dhe shtetet mike.

“Ky Kongres afron biznesin me diasporën turke, rrit bashkëpunimin mes shteteve turkfolëse dhe diasporës së tyre që jashtë kufijve respektive paraqitet si një komunitet i vetëm. Kongresi Botëror i Biznesit Turk (DTIK) për 10 vite ka arritur të ngrejë bashkëpunimin, ka rritur forcimin e ekonomisë së shtetit dhe asaj private, në vendet përkatëse dhe në botë.

Përveç marëdhënieve të shkëlqyera ndërshtetërore, mbështetjes së vazhdueshme në projekte të ndryshme me rëndësi, Turqia shërben si shembull ku një vend krijon politika të avancuara, ku ne vetëm mund të përfitojmë nga përvojat në fjalë.
Ky event ishte një shembull i mirë që duhet ndjekur edhe nga Maqedonia e Veriut, sepse ka një diasporë të shpërndarë në vende të ndryshme të botës dhe e koncentruar në tri kontinente.

Duke patur parasysh se edhe populli shqiptar regjistron një numër të madh të mërgimtarëve në thuajse të gjitha vendet e botës, mes të cilëve spikaten shumë personalitete që kanë arritur majat e suksesit në sfera të ndryshme, një Kongres si ky do të hapte mundësi të reja zhvillimi dhe avancimi për diasporën shqiptare, unifikimin që duhet të përçohet në vendet respektive për zhvillimin ekonomik, social, kulturor, teknologjik dhe gjithçka tjetër që mund të vihet në funksion të përafrimit shpirtëror dhe ekonomik”, deklaroi ministri Lloga.(INA)

May be an image of 4 people, dais and text

TË FUNDIT

Ndërron jetë shqiptari nga Shkupi, njëri ndër pacientët më jetëgjatë në botë nën terapinë e hemodializës

VLEN mirëpret mërgatën në pikën kufitare të Tabanocit: Nuk jeni mysafirë, jeni pjesë e zemrës sonë

Lamine Yamal nënshkruan historinë me gjyshen përdore!

Nuk fshihen më, Sara Hoxha dhe Erik Fullani të lumtur në plazh

Mexhiti mirëpriti veprimtarin shqiptaro-amerikan Bruno Ceka

Taravari: VLEN si projekt dështoi, kjo qeveri ka kaluar vijat e kuqe duke e larguar vendin nga BE

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË