LSDM: Duhet të ketë përgjegjësi politike dhe penale për katastrofën ekologjike në Shkup

Picture of INA
INA

15/09/2025

LSDM ka reaguar për djegien e deponisë “Vardarishte” e cila shkaktoi edhe ndotje të ajrit. Nga partia opozitare maqedonase thonë se “Maqedonia ka qeveri të paaftë që tregon histori ndërsa deponitë dhe fabrikat digjen.

“Mbi 500 mijë banorë të Shkupit dhe zonës përreth po mbyten në tym toksik nga zjarret në Trubarevo, Drisla dhe Vardarishte, dhe qeveria po fshihet pas historive të sajuara për “sulme hibride”. Ndërsa qytetarët thithnin substanca kancerogjene, institucionet reaguan me vonesë, madje as nuk dolën në kohë për të informuar qytetarët, për të dhënë rekomandime ose për t’u treguar atyre se si të mbrohen”.

“Banorët e Shkupit ende nuk e dinë shkallën e ndotjes, a është plotësisht e sigurt, sa mbeturina toksike u dogjën, cili ishte përqendrimi i substancave toksike, gërryese dhe të rrezikshme për shëndetin e njeriut? Qeveria e Mickoskit është më përgjegjësja për katastrofën ekologjike që po ndodh me zjarret, përfshirë edhe në deponitë që menaxhohen pikërisht nga VMRO-DPMNE”.

“Mjaft histori, për këtë ekocid, për këtë katastrofë ekologjike në Shkup dhe Maqedoni duhet të ketë përgjegjësi politike dhe penale. Përveç Trubarevës, Prokuroria Publike duhet të zgjerojë hetimin për zjarret në Vardarishte dhe Drisla, ku do të përfshihen të gjitha strukturat aktuale të menaxhimit në kohën e zjarreve, të cilat lejuan të ndodhte një katastrofë ekologjike me pasoja të rrezikshme për shëndetin”, thonë nga LSDM.

TË FUNDIT

Sela: Diaspora strugane në Austri mobilizohet për mbështetje ndaj kandidaturës së Arsim Dalipit

Mexhiti: Do të ndërtojmë shkollë për fëmijët me nevoja të posaçme!

Kandidati që erdhi nga jeta e vështirë për të sjellë ndryshime në Tetovë

Ambasada amerikane: ShBA, gjithmonë mike e popullit të Kosovës – do të vlerësojmë veprimet e Qeverisë në detyrë

VLEN: Ministri i BDI-së, Naser Nuredini, dha lejen për depon e Trubarevës

BDI për Mexhitin: Nga nënkryetar i Ali Ahmetit, përfundoi në zëdhënës të Mickoskit!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË