LSDM: VMRO-DPMNE është në panik sepse do të fitojmë më shumë komuna se ata në vitin 2017

Picture of Ina Online
Ina Online

25/10/2025

VMRO-DPMNE nuk mund të pajtohet me faktin se LSDM mbetet partia më e fortë opozitare dhe se është në rrugë për të fituar më shumë komuna sesa VMRO-DPMNE në vitin 2017, thuhet në njoftimin e LSDM-së, përcjell INA.

“Mickoski është në shok nga rezultati zgjedhor, pavarësisht përpjekjeve të tij për ta mashtruar publikun me deklarata triumfaliste. Fakt është që ata kanë humbur 140.000 vota, fakt është që nëse nesër do të kishte zgjedhje parlamentare, do të fitonin 7 deputetë më pak dhe se kanë dështuar tërësisht planet për ‘pasokizimin’ e LSDM-së, për të cilin punuan aq shumë.”

Qytetarët, sipas LSDM-së, e kanë mposhtur qartë edhe partnerin e koalicionit të Mickoskit – ZNAM, që duhej të ishte “kali trojan” për ndarjen e LSDM-së. “Ky plan dështoi dhe ZNAM është në rrugë për zhdukje.”

“Prandaj Mickoski dhe VMRO-DPMNE janë të detyruar të publikojnë deklarata të përditshme për t’i motivuar në mënyrë të rreme votuesit e tyre, por realiteti është krejt ndryshe. LSDM vazhdon fushatën e saj në 17 komuna. I ftojmë qytetarët të dalin masivisht në votime dhe të mbështesin kandidatët tanë të ndershëm dhe të dëshmuar, të cilët me përkushtim do të punojnë për qytetarët,” përfundon njoftimi i LSDM-së.(INA)

TË FUNDIT

Rama: Me Albin Kurtin kam marrëdhënie shumë miqësore personale, por dallime në këndvështrime

Ndahet nga jeta analisti dhe publicisti, Agim Jonuz

VLEN: Në Studeniçan e mbështesim kandidatin e pavarur Azem Sadiku

Shqiptari i Kosovës e hodhi në tokë serbin, ja momenti (VIDEO)

Balla, thirrje shqiptarëve për të mbështetur kandidaturën e Muharrem Salihut në zgjedhjet rajonale të Italisë: “Bashkimi bën fuqinë”

Arsim Dalipi prezanton programin pesëpikësh për 100 ditët e para në Strugë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË